Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një mësimdhënës të dyshuar për sulm seksual ndaj një nxënëseje të mitur në një fshat të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se prindi i nxënëses ka raportuar se mëshimdhënësi e ngacmoi vajzën e tij të enjten. Dyshohet se ai i kishte dërguar nxënëses mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme.
“Është inicuar rasti dhe është njoftuar prokurori. Nnxënësja është intervistuar në prezencë të prindit, Qendrës për Punë Sociale”, tha Gashi.
Zëdhënësi tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe rasti është iniciuar si “sulm seksual”.












