Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndërkombëtarët evidentuan shkelje të shumta në procesin ndaj çlirimtarëve, Qeveria hesht: Kurti e Gërvalla nuk e thonë asnjë fjalë

02/05/2026 - 14:14
në Lajme
A A
Ndërkombëtarët evidentuan shkelje të shumta në procesin ndaj çlirimtarëve, Qeveria hesht: Kurti e Gërvalla nuk e thonë asnjë fjalë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pushteti i VV-së ka heshtur ndaj raportit të organizatës “Bar Human Rights Committee of England & Wales”, i cili tregon për shkeljet e shumta që po iu bëhen ish-krerëve të UÇK-së në procesin gjyqësor në Hagë.

Kanë kaluar dy ditë që janë publikuar gjetjet shqetësuese të këtij raporti dhe askush prej Qeverisë së Kosovës nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Ani pse në raporti thuhet së gjatë procesit gjyqësor janë bërë shumë shkelje, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, kanë injoruar këto fakte duke mos e parë të arsyeshme të reagojnë.

Kryeministri Albin Kurti edhe kur është pyetur në Kuvendin e Kosovës lidhur me shqetësimet për shkelje të të drejtave të njeriut në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nuk ka dhënë detaje.

Para një jave, kur një pyetje e tillë iu bë nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, Kurti nuk ka treguar nëse i ka informuar partnerët e Kosovës, shtete financuese të Gjykatës Speciale, në lidhje me shqetësimet për shkeljen e të drejtave të çlirimtareve në Hagë në procesin gjyqësor kundër tyre.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e trajton me seriozitet çdo shqetësim që lidhet me respektimin e të drejtave të njërit përfshirë edhe Dhomat e Specializuar, në këtë drejtim komunikimi institucional me partnerët ndërkombëtar është i vazhdueshëm dhe i strukturuar duke i zhvilluar në mënyrë të përgjegjshme dhe në përputhje me natyrën e ndjeshme të proceseve”, ka thënë ai, duke përmendur edhe veprimet tjera.

“Po ashtu, nuk kemi hezituar të ngrejm zërin kundër vendimeve të padrejta ndaja krerëve të UCK-së siç ishte përshembull moslejimi i ish presidentit Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij si dhe pranimi i dokumeteve zyrtare të shtetit gjenocidal të Serbisë si prove në procesin gjyqësor atje”, ka thënë Kurti.

Ndryshe nga Qeveria që nuk ka folur, gjetjet e raporti në fjalë kanë nxitur reagime të shumta në vend.

Organizatat e dala nga lufta, partitë politike, gazetarë dhe njerëz të shoqërisë civile janë shprehur të shqetësues me gjetjen e kësaj organizate në procesin gjyqësor ndaj çlirimtarëve. Pas prezantimit të raportit në Prishtinë, është kërkuar reagim nga shtetet financuese.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së ka bërë me dije se raporti ka konfirmuar të gjitha shqetësimet e tyre.

Kurse, PDK u bën thirrje shteteve financuese të Dhomave të Specializuara, ekspertëve të drejtësisë, organizatave të shoqërisë civile dhe të gjithë njohësve të të drejtave të njeriut, brenda dhe jashtë vendit, që të mos heshtin.

JU REKOMANDOJMË

Idrizi: Lumi i Studimes do të jetë si emërtim Lumi i Gjakut se u la me gjakun e të rënëve

Idrizi: Lumi i Studimes do të jetë si emërtim Lumi i Gjakut se u la me gjakun e të rënëve
02/05/2026 - 15:09

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi kq përkujtuar 116 civilët shqiptarë të vrarë në masakrën e Studimes të këtij qyteti. Idrizi përkujtoi edhe ish krerët e UÇK-së...

Më shumëDetails

Trafot e vjedhura, deklarohet Trepça: Ishin jashtë funksionit, s’ndikojnë në operimin e ndërmarrjes, do merren veprimet e nevojshme

Ndërmarrja “Trepça” largon edhe tre punëtorë nga puna
02/05/2026 - 14:48

Trepça është deklaruar rreth vjedhjes së trafove, duke thënë se kjo është bërë në hapësirat e ndërmarrjes, dhe se ato, nuk kanë qenë në funksion për një periudhë...

Më shumëDetails

“S’harrojmë, s’falim dhe s’heqim dorë nga drejtësia”, Osmani nderon martirët e Masakrës së Studimes

“S’harrojmë, s’falim dhe s’heqim dorë nga drejtësia”, Osmani nderon martirët e Masakrës së Studimes
02/05/2026 - 14:37

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur dhimbjen e saj të thellë dhe nderimin për viktimat e Masakrës së Studimes, në përvjetorin e 27-të të kësaj masakre. Osmani...

Më shumëDetails

Konferenca e Kurtit në presidencë, Haxhiu: Institucionet nuk janë private, por publike

02/05/2026 - 14:29

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu ka folur në lidhje me mbajtjen e konferencës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Feride Rushiti në ambientet e presidencës....

Më shumëDetails

Tentoi të udhëtonte drejt Shtutgartit nga Prishtina me dokumente të falsifikuara, arrestohet shtetasi i Turqisë

Tentoi të udhëtonte drejt Shtutgartit nga Prishtina me dokumente të falsifikuara, arrestohet shtetasi i Turqisë
02/05/2026 - 13:55

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, në aeroportin e Prishtinës ‘’Adem Jashari’’, është arrestuar një shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtonte drejt Shtutgardit...

Më shumëDetails

Nurellari tregon pse Kurti s`bëri kompromis për president: I leverdisë të qeverisë pa Kuvend, me Haxhiun synon kapjen e institucionet

Nurellari: Kurtit nuk i pengon takimi me Vuçiqin, i turpshëm refuzimi ndaj Ramës
02/05/2026 - 13:26

Analisti Adri Nurellari ka treguar pse lideri i VV-së, Albin Kurti, nuk bëri kompromis me opozitën për zgjedhje e presidentit. Ai ka bërë me dije se Kurtit i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Arrestohet ish- këshilltari i Kurtit, shkak statuset në Facebook për një imam të BIK-ut

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • E rëndë: Kjo ësht 43-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës në Piranë të Prizrenit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Grekët i bëjnë jehonë rezolutës, kongresmenët kërkojnë edhe mbështetjen e Athinës për Kosovën në NATO

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë