Ndërrmarja “Emona Group” me seli në Vushtrri i ka shprehur ngushllime familje së Shaip Behramit, i cili ndërroi jetë dje.
I ndjeri ishte edhe punëtor i kësaj ndërmarrje për shumë vite me rradhë, ku edhe ka marrë vlerësimin nga kompania duke shprehur pikëllimin për ndarjen e tij të hershme nga jeta.
Njoftimi i plotë:
“E nderuara familje e kolegut tonë, Shaip Behrami
Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e punonjësit, kolegut dhe mikut tonë Shaip Behrami.
Në emër të kompanisë “Emona SH.P.K.” shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e një njeriu shumë të rëndësishëm për të gjithë ne.
Vdekja e tij është një humbje e madhe për ne. Puna, përkushtimi dhe veprat e tij do të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme ne historinë e kompanisë sonë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty”!













