Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndeshja e basketbollit me thirrje raciste ndaj shqiptarëve, BDI: Në Kumanovë u përçua urrejtje, institucionet heshtën

03/08/2025 - 13:35
në Lajme
A A
Ndeshja e basketbollit me thirrje raciste ndaj shqiptarëve, BDI: Në Kumanovë u përçua urrejtje, institucionet heshtën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur indinjatën dhe revoltën më të thellë për ngjarjen skandaloze që ndodhi mbrëmë në Kumanovë.

Atje gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, ku në prani të funksionarëve më të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e punëve të brendshme Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq, u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve.

“Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur’, ‘Dhoma e gazit për shqiptarët’, ‘Maqedoni e pastër’ – janë thirrje që na rikthejnë në epoka të errëta të historisë evropiane, dhe të cilat nuk mund të relativizohen, nuk mund të heshtën dhe nuk mund të tolerohen. Ajo që është edhe më shqetësuese dhe më e neveritshme është heshtja e organizatorëve, e Federatës së Basketbollit, e MPB-së, e Komunës së Kumanovës, e Qeverisë dhe e çdo përfaqësuesi të pranishëm në atë tribunë të ndotur nga urrejtja. Nuk pati as reagim institucional, as dënim moral, as distancim politik. Vetëm miratim me heshtje, që për ne është po aq i rëndë sa vetë koret”.

“Për ne në BDI, këto akte janë një alarm i madh për demokracinë, për bashkëjetesën dhe për sigurinë e qytetarëve në këtë vend. Askush nuk ka të drejtë të promovojë pastrime etnike në stadiume dhe askush nuk ka të drejtë të luajë politikisht me ndjenjat e një populli që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ndërtimin e këtij shteti. Ne kërkojmë: • Hetim urgjent të incidentit nga MPB dhe Prokuroria Publike, • Sanksione ndaj organizatorëve, • Reagim zyrtar dhe distancim publik nga Qeveria dhe çdo përfaqësues që ishte prezent, • Përfshirjen e faktorit ndërkombëtar për monitorim të përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe nacionalizmit institucional. Të gjithë duhet ta dinë: Nuk do të lejojmë kthimin e vendit në arenë të urrejtjes etnike. Nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste. Nuk do të heshtim as tani, as në të ardhmen”, thuhet në reagimin e BDI-së.

JU REKOMANDOJMË

OVL-UÇK organizon protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht
Lajme

Parti politike, sindikata, grupe të tifozëve: Të enjten nga ora 17:00 protestohet kundër padrejtësisë nga Gjykata Speciale

05/08/2025 - 11:43
Ish-zyrtarja e Ministrisë së Drejtësisë dhe gruaja e frizerit të Kurtit e Haxhiut përfiton mijëra euro nga MKRS
Kryesore

Ish-zyrtarja e Ministrisë së Drejtësisë dhe gruaja e frizerit të Kurtit e Haxhiut përfiton mijëra euro nga MKRS

05/08/2025 - 11:24
“Shkelje ligjore në vlerësim”, dyshohet se Komuna e Klinës ‘favorizoj’ kompaninë “Benita Company …” në tenderin gjysëm milionësh
Kryesore

“Shkelje ligjore në vlerësim”, dyshohet se Komuna e Klinës ‘favorizoj’ kompaninë “Benita Company …” në tenderin gjysëm milionësh

05/08/2025 - 11:20
Ishte raportuar i zhdukur, gjendet i groposur – krejt çka dihet deri tani për vrasjen e dyshuar në Baincë të Lipjanit
Lajme

Vrasja e rëndë në Lipjan, Prokuroria: Po ndërmerren veprime hetimore intensive për zbardhjen e rastit

05/08/2025 - 11:00
“Dy ura dhe një mur politik”, Tahiri e ashpër me Kurtin: Pasojat do t`i paguajë shtrenjtë Kosova
Kryesore

“Dy ura dhe një mur politik”, Tahiri e ashpër me Kurtin: Pasojat do t`i paguajë shtrenjtë Kosova

05/08/2025 - 10:46
Berisha: Rrëzimi i mocionit të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së tregon qëllimin djallëzor të Gjykatës Speciale
Lajme

Berisha me pretendim të çuditshëm: Mbështetja e Kurtit për kopilat e VLEN-it, pjesë e strategjisë për ndikimin rus në Ballkan

05/08/2025 - 10:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet edhe një kosovar në Serbi derisa po vinte nga Gjermania?

    Arrestohet edhe një kosovar në Serbi derisa po vinte nga Gjermania?

    229 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 57
  • Përparim Rama e nis “rreptë” javën, shkarkon dy drejtorë nga detyra

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Detyrim e shmangie nga tatimi, Nexhmi Krasniqi u kap duke marrë 30 mijë euro

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Plagosja në Vushtrri/ Policia e Kosovës shpall në kërkim të dyshuarin Driton Bekteshi

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Shkarkime farsë, drejtoresha e Ramës u punësua në ndërmarrjen publike TERMOKOS që udhëhiqet nga LDK-ja

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë