Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Parti politike, sindikata, grupe të tifozëve: Të enjten nga ora 17:00 protestohet kundër padrejtësisë nga Gjykata Speciale

05/08/2025 - 11:43
në Lajme
A A
OVL-UÇK organizon protestë kundër Gjykatës Speciale më 7 gusht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Parti politike, sindikata, grupe të tifozëve. Moblizim i jashtëzakonshëm është parë lidhur me protestën e cila do të mbahet të enjten nga ora 17:00 kundër padrejtësive nga Gjykata Speciale.

Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës, dhe është mbështetur nga një pjesë e madhe e shoqërisë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka dhënë mbështetje në emër të partisë që drejton.

“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në mbështetje të luftës për liri dhe të së drejtës për një proces të drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë për çlirimtarët tanë. Në këtë frymë, mbështesim protestën e ftuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, si një shprehje demokratike e qëndrimit qytetar, por edhe si bindje për pafajësinë e të akuzuarve. Ftoj të gjithë qytetarët që besojnë në drejtësinë e luftës sonë për liri, në dinjitetin dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës, që t’i bashkohen kësaj proteste më 7 gusht, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu”. Me çlirimtarët. Për drejtësi”, ka shkruar Krasniqi në rrjete sociale.

Mbështetje i ka dhënë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në kërkesat e tyre legjitime dhe të drejta. Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës, në të drejtën e luftëtarëve dhe në të drejtën e popullit. Këto janë themelet mbi të cilat është ndërtuar liria jonë dhe që nuk lëkunden kurrë”, shkruante Ramush Haradinaj.

Ngjashëm, si edhe Nisma me Fatmir Limajn.

“Në emrin tim dhe të NISMA Socialdemokrate, shprehim përkrahjen e plotë për protestën e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta! NISMA Socialdemokrate qëndron fuqishëm në mbështetje të kësaj proteste, duke u rreshtuar krah për krah me organizatat që përfaqësojnë ata që kontribuan në luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne besojmë se e drejta është në anën tonë dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, çlirimtare dhe thellësisht e drejtë. NISMA do të jetë gjithmonë në mbështetje të përpjekjeve që synojnë ruajtjen e vlerave të luftës, si dhe dinjitetin e të gjithë atyre që dhanë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Limaj.

Deri më tash, nuk ka pasur asnjë përkrahje nga Vetëvendosje, apo Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mbështetje protestës i ka dhënë tifo-grupi zyrtar i kombëtares së Kosovës, Dardanët.

“Jo vetëm se kreu ynë ka qenë pjesë e lavdishme e UÇK-së, por se lufta e kësaj të fundit ka qenë sublime dhe një nga më të mëdhatë në qindvjeçarin e fundit, Dardanët do ta mbështesin protestën e së enjtes ndaj Gjykatës Speciale, lidhur me zhvillimet e fundit karshi padrejtësisë që po iu bëhet ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ftojmë secilin anëtar të Dardanëve që të jetë pjesë e kësaj proteste, në atë mënyrë që të përçojmë mesazh të qartë se qëndrojmë përkrah njerëzve që zgjodhën lirinë e vendit si të vetmen alternative”, thuhet në postim.

Dje kryetari i Veteranëve, Hysni Gucati, pati një takim me myftiun Naim Tërnava, i cili gjithashtu ftoi besimtarët myslimanë të bashkohen në protestë.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për protestën paqësore të organizuar nga OVL e UÇK-së, të cilën Myftiu Tërnava e mbështeti dhe e përkrahu dhe me këtë rast ftoi besimtarët dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në këtë protestë paqësore, për t’i dalë zot vlerave të Ushtrisë së lavdishme çlirimtare të Kosovës dhe në mbrojtje e përkrahje të dhe krerëve të saj, të cilët po gjykohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale në Hagë”, u tha në postim.

Përkrahje protestës i ka dhënë edhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, platforma ‘Liria ka Emër’, e shumë organizata e sindikata të tjera.

Si rezultat, OVL e UÇK-së i ka falënderuar të gjithë.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në emër të këshillit organizues ju shpreh mirënjohje të thellë për përkrahjen e jashtëzakonshme që kemi parë ditëve të fundit për protestën paqësore të thirrur për datën 7 gusht, ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Interesimi i madh i qytetarëve, i shprehur përmes rrjeteve sociale dhe shumë formave të tjera, është një dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe e përkushtimit për drejtësi. Falënderojmë të gjitha partitë politike që e kanë mbështetur publikisht protestën tonë, pjesëtarët e shoqërisë civile që janë bërë zë i arsyes, dhe mediat për hapësirën e ndershme dhe të balancuar që po i japin kësaj thirrjeje. Bashkë, me dinjitet dhe paqë, do të ngremë zërin kundër padrejtësive”, u tha në postim.

JU REKOMANDOJMË

Gashi: Paramendojeni, LDK-ja tre ministra dhe zëvendëskryeministrin-aq sa kanë minoritetet jo-serbe

Gashi: Paramendojeni, LDK-ja tre ministra dhe zëvendëskryeministrin-aq sa kanë minoritetet jo-serbe
15/08/2026 - 21:29

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar liderin e VV’së, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e këtij të fundit ku e cilësoi ‘’mik’’ liderin e LDK’së,...

Më shumëDetails

Rama: Zvërneci nuk ndalet, por do të konsultohemi me palët e interesuara

Rama: Zvërneci nuk ndalet, por do të konsultohemi me palët e interesuara
15/08/2026 - 21:27

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, komentoi protestat e zhvilluara në Tiranë, duke i dalluar ato nga protestat e qershorit dhe duke këmbëngulur se protestat e fundit kanë një...

Më shumëDetails

Osmani, Abdixhiku e anëtarë tjerë të LDK-së bëhen bashkë në bjeshkët e Istogut

Osmani, Abdixhiku e anëtarë tjerë të LDK-së bëhen bashkë në bjeshkët e Istogut
15/08/2026 - 21:21

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ndarë foto nga bjeshkët e Istogut, ku shihet të ketë qenë së bashku me disa anëtarë të tjerë të Lidhjes Demokratike të...

Më shumëDetails

28 vite pas rënies së tij, Haliti publikon për herë të parë letrën nga Bekim Berisha “Abeja”: “Nuk kisha mundur as psikikisht e as fizikisht të përballoj punën tuaj dhe të ‘Dajës’”

28 vite pas rënies së tij, Haliti publikon për herë të parë letrën nga Bekim Berisha “Abeja”: “Nuk kisha mundur as psikikisht e as fizikisht të përballoj punën tuaj dhe të ‘Dajës’”
15/08/2026 - 20:50

Xhavit Haliti, një prej figurave të hershme të organizimit politik e ushtarak të shqiptarëve ndaj regjimit jugosllav dhe më pas pjesëmarrës në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Më shumëDetails

Gashi e cilëson ‘‘tallje’’ deklaratën e Kurtit që e quajti ‘‘mik’’ Abdixhikun: Ai s’e mbanë fjalën

Gashi e cilëson ‘‘tallje’’ deklaratën e Kurtit që e quajti ‘‘mik’’ Abdixhikun: Ai s’e mbanë fjalën
15/08/2026 - 20:42

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar liderin e VV’së, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e këtij të fundit pasi që ai e cilësoi ‘’mik’’ liderin...

Më shumëDetails

Va’rret masive në Zubin Potok/ Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë

Va’rret masive në Zubin Potok/ Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë
15/08/2026 - 20:34

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka sqaruar se eshtrat e gjetura në lokacionet e dyshuara për varre masive në Zubin Potok fillimisht dërgohen për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Sallon për floktari në letra, shërbime shëndetësore fillerë e Botox pa licencë në praktikë, gjobitet 4 mijë euro qendra estetike e Shkurta Hysenit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vildane Zeneli bën namin në dhomën e gjumit, fotot para pasqyrës i lënë ndjekësit gojëhapur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë