Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndeshja vendimtare e Kosovës, Krasniqi kthehet në kohën e miqësores së parë – ndan foto me Thaçin e Fadil Vokrrin

31/03/2026 - 20:09
në Lajme, Sport
A A
Ndeshja vendimtare e Kosovës, Krasniqi kthehet në kohën e miqësores së parë – ndan foto me Thaçin e Fadil Vokrrin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shkruar në Facebook para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë në finalen e play-off-it për kualifikim në Kupën e Botës, duke e cilësuar këtë përballje si një moment historik për futbollin kosovar.

Ai ka kujtuar fillimet e kombëtares, duke ndarë një fotografi nga viti 2014 me kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaçin dhe tashmë të ndjerin Fadil Vokrri, para ndeshjes së parë miqësore zyrtare të Kosovës e luajtur me Haitin, dhe duke theksuar rolin e figurave kyçe që kontribuuan në afirmimin ndërkombëtar të vendit dhe zhvillimin e futbollit.

Krasniqi u shpreh se sonte, 12 vite më vonë, Kosova është vetëm një hap larg realizimit të “ëndrrës së madhe amerikane”, duke iu referuar kualifikimit të mundshëm në Botëror.

“Një foto pak ditë para hapit të parë. Para ndeshjes së parë zyrtare miqësore të Kosovës në vitin 2014. Pranë meje, dy njerëz që i dhanë drejtim këtij rrugëtimi: njëri që ia hapi Kosovës dyert e botës dhe tjetri që i dha shpirt e drejtim futbollit tonë. Çfarë krenarie që punuam bashkë për futbollin e futbollistët tonë! Sonte, 12 vite më vonë, Kosova luan për një kapitull tjetër historie. Për ëndrrën e madhe amerikane”.

“Në stadiumin që e mban emrin e Fadil Vokrrit, djemtë tanë zbresin në fushë për një mision të shenjtë. Një ëndërr që dikur dukej e pamundur, por që sot është vetëm një hap larg. Fadil, kjo është edhe për ty. Për vizionin tënd. Për besimin tënd. Për gjithçka që mbjelle në këtë tokë. Mendjen dhe zemrën sonte i kam te ti, miku im Fadil. Zoti qoftë me ne! Forca Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Nis loja, ‘Dardanët’ 90-minuta larg ëndrrës së madhe

Nis loja, ‘Dardanët’ 90-minuta larg ëndrrës së madhe
31/03/2026 - 20:51

Ka nisur ndeshja historike Kosovë-Turqi. “Dardanët”, synon të bëjnë historinë në “Fadil Vokrri”, duke luftuar për një vend në Botëror. Shumë suksese Kosovë.

Më shumëDetails

Musliu: Shkallët e VIP arenës do të duhej të ishin të mbushura me veteranë të UÇK’së

Musliu: LVV ka ardh në pushtet me idenë komuniste: “që të pasurit do ti bëjmë më të varfër e të varfëritë do ti bëjmë më të pasur”
31/03/2026 - 20:25

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se shkallët VIP të arenës në stadiumin “Fadil Vokrri” do duhej të ishin të mbushur me veteran....

Më shumëDetails

Futbollisti turk flet për fishekzjarret: Na motivuan, s’e njohin kombin turk

Futbollisti turk flet për fishekzjarret: Na motivuan, s’e njohin kombin turk
31/03/2026 - 20:13

Futbollisti i Turqisë, Irfan Can Kahveci, ka folur lidhur me fishekzjarrët e hedhura pranë hotelit të ekipit në Prishtinë gjatë orëve të para të së martës, duke thënë...

Më shumëDetails

Bashkimi Evropian reagon për anulimin e samitit të Bërdo-Brionit

Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë
31/03/2026 - 19:58

Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur keqardhje të martën për anulimin e takimit të Bërdo-Brionit, i cili ishte paraparë të mbahej në maj. “Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte, për popullin tonë, për gjeneratat tona që shtruan rrugën për këtë ditë!

Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte, për popullin tonë, për gjeneratat tona që shtruan rrugën për këtë ditë!
31/03/2026 - 19:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebooki para ndeshjes Kosovë-Turqi.Abdixhiku tha se sonte një popull i tërë është me sy,...

Më shumëDetails

Kosova publikon formacionin kundër Turqisë

Mediumi amerikan: Kosova fiton kundër Turqisë
31/03/2026 - 19:40

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar formacionin zyrtar të Kosovës për finalen e madhe kundër Turqisë. Tekniku gjerman ka vendosur të paraqitet me formacionin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    Debat me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Rexhajt: Përkthyes i UNMIK-ut – unë i hapi krejt

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Policia dhe inspektorët kontrolluan në ‘klinikën’ e Teuta Tunuzliut – zbuluan se injektonte fillerë pa licencë, i ndaluan ofrimin e shërbimeve shëndetësore

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Burri i kryeparlamentares në ofensivë me akuza pas protestës së veteranëve

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë