Një person është arrestuar në fshatin Zagori të Vushtrrisë, pasi ka shkaktuar dëme me zjarr duke djegur 7-8 hektar barishte, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Fillimisht ai kishte ndezur një zjarr në oborrin e tij e më pas zjarri ka dalë jashtë kontrolli duke djegur disa hektarë barishte.
Njoftimi i policisë:
Fsh. Zagori, Vushtrri 11.08.2022 – 13:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë djegies së një zjarri në oborrin e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djeg një sipërfaqe prej 7-8 hektar barishte. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.












