
Imami i xhamisë në Kizharekë të Drenasit, ka njoftuar se arka e bamirësisë me shumën e parave prej 500 Eurosh është vjedhur, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Raportin e ka paraqitur në Polici.
E pos vjedhjes së arkës, ai mes tjerash ka thënë hajnat kanë demtuar derën dhe se vlera e dëmit të saj arrin rreth 970 euro.
Në raportin 24 orësh të policisë nuk raportohet për të arrestuar teksa rasti është duke u hetuar.
Raporti i plotë policor:
Fsh. Kizharekë, Gllogoc 12.05.2023 – 04:00. Ankuesi mashkull kosovar, imam i xhamisë, raporton se persona të panjohur me forcë kishin depërtuar brenda objektit dhe nga arka që mblidhen paratë për bamirësi kishin vjedhur paratë në vlerë prej 500 euro. Sipas ankuesit vlera e demit të derës së objektit arrin rreth 970 euro. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar.












