Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë komunës së Zveçanit, ku policia ka arrestuar dy persona të komunitetit serbe..
Burime të Veriu.info nga Prokuroria bëjnë të ditur se se dy të arrestuarit ishin duke salduar derën e komunës së Zveçanit, për tē pamundësuar hyrjen e kryetarit të ri të komunës për të bërë betimin.
Veriu.info mëson se përpjekje të tilla ka pasur sot edhe në komunën e Mitrovicës Veriore, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Serbët e arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt./Veriu.info













