Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Gjakovë, ku gruaja ka rrahur burrin e saj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rastin në polici e ka lajmëruar burri, derisa gruaja ndodhet në arrati.
Raporti i plotë policor:
Gjakovë 08.02.2024, 15:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është keqtrajtuar nga e dyshuara femër kosovare bashkëshortja e tij. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara gjendet në arrati.













