
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, me datë 03.01.2024, ёshtё njoftuar se nё fshatin Strellc-Deçan, ka ndodhur njё rast “Dhunё nё familje”, me tё marrё informatёn njёsitet pёrkatёse tё Stacionit Policor nё Deçan, kanё shkuar nё vendin e ngjarjёs, aty kanё kontaktuar me viktimat tё cilёt deklarojnё se janё dёbuar nga shtёpia nga tё dyshuarit (familjarё tё tyre).
Policia menjёherё ka arrestuar tё dyshuarit tё cilёt pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48- orё.
Pas njё pune intensive tё hetuesёve tё Stacionit Policor nё Deçan, dhe nё koordinim me prokurorin e shtetit sot me datё 04.01.2024, ёshtё kryer kontroll-bastisje ne adresën e personave tё dyshuar dhe tek te njëjtit janё gjetur dhe sekuestruar:
Njё (1) pistoletё Sig Sauer 9×19 mm, armё e cila kishte leje përkatëse
Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
Tridhjetё e tre (33) fishekt kal. 9x19mm
Njё (1) pushkё e gjatё Mossberg me dylbi kal: 30-06 SPRG, armё e cila kishte leje pёrkatёsё.
Njёzet (20) fishek tё sё njejtёs armё.
Njё (1) armё AK-47
Dy (2) karikator i sё njejtёs arme
Njёqind e njёzet e njё (121) fishek kal: 7.62×39 mm












