Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në 10 ditëshin e parë të vitit, 12 infermierë u larguan nga Kosova

12/01/2024 - 10:13
në Lajme
A A
Në 10 ditëshin e parë të vitit, 12 infermierë u larguan nga Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

12 infermierë u larguan në 10 ditëshin e parë të këtij viti, bëri të ditur Oda e Infermierëve të Kosovës. Ndërkaq, brenda këtyre ditëve 4 mjek kërkuan dokumentin e pastërtisë etiko-profesionale, dokument i cili u duhet për tu punësuar në shtetet perëndimore.

Sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, çdo vit rreth 170 mjek largohen nga vendi.

Me entuziazmin më të madh kishte përfunduar studimet për infermieri në Kosovë, por, shumë shpejt u zhgënjye me mënyrën se si funksionojnë gjërat këtu.

Gani Hoxha, 24 vjeçar nga Podujeva, tash e 8 muaj u detyrua ta lë në gjysmë ëndrrën për të veshur mantilin e bardhë në shërbim të qytetarëve të vendit.

Ditën kur mori rrugën për në Gjermani, Ganiu, la një bagazh të gjatë aftësimi në infermieri, por, atje gjeti vendin e punës, të cilin nuk e gjeti asnjëherë në Kosovë.

“Ka qe 8 muaj që jam larguar nga Kosova, në Kosovë kam përfunduar studimet si infermier, pastaj pamundësia për t’u punësuar në institucionet shëndetësore në Kosovë, ka qenë arsyeja kryesore që jam larguar nga vendi ynë. Duke pa që në Kosovë ka shumë nepotizëm dhe korrupsion në institucionet shëndetësore atëherë më është dashur jo vetëm mua por edhe shumë kolegëve të tjerë që të largohemi nga Kosova dhe të vazhdojmë në vendet e BE-së e më së shumti në Gjermani”, tha ai për RTV21.

Për shkak të pakënaqësisë së ngjashme, në 10 ditëshin e parë të këtij viti, 12 infermierë shkuan për të punuar në këtë profesion në Gjermani.

Në vitin 2018 vetëm paga ka qenë arsye e ikjes, thotë Enlirat Duraku, nga Oda e Infermierëve të Kosovës, por, tani arsye janë edhe kushtet e punës.

“Janë 713 infermier, mami dhe profesionist të tjerë shëndetësor të cilët kanë kërku dokumentacionin sic është licenca e punës e deplasifikume që është kriter për më i dërgu në ambasadë për noterizim apo validim të tyre për më tutje. Ndërsa sa i përket se sa kanë shku prej Kosovës tash gjatë janarit, ne dje vetëm e morëm informacionin që 12 infermier vetëm se kanë arritë atje”, tha Duraku.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu tha se në Kosovë çdo vit largohen rreth 170 mjekë nga vendi në faza të ndryshme.

“Gjatë vitit 2023 janë 176 kolegë të cilët kanë marrë dokumentin e pastërtisë etiko-profesionale, se sa prej tyne kanë shku e sa janë në fazen finale atë nuk e dijmë sepse nuk kemi një raportim kthyes se a jane larguar. Përafërsisht është i njejti numër në tri vjetet e fundit aty rreth 170-180. 4 gjatë këto 10 ditëve të vitit edhe pse në të vërtetë kanë qenë vetëm 5 ditë pune dhe presim një fluks të njejtë nëse jo të rritur”, u shpreh Sejdiu.

Gjendja aktuale, zanafillën e ka nga paslufta për shkak të neglizhencës së institucioneve për ta rregulluar sistemin shëndetësor, thotë njohësi i shëndetësisë, Fitim Havolli. Sipas tij, kjo situatë vështirë të parandalohet.

“Parandalimi është shumë i vonshëm mirëpo mund të fillojmë edhe sa kom informata dhe sa po shoh ka përpjekje të kësaj qeverie për të bërë një strategji por qysh me mujtë me e ndalu duke i stimuluar punëtorët, mirëpo, mendoj që janë hala ende larg dhe koha e ikjes është shumë afër sepse aspekti logjistik është edhe njëherë shumë më i lehtë sipas atyre që i kemi parë që shtetet e BE-së kanë bërë për shtetet e ballkanit perëndimor”, tha ai.

Sipas të dhënave nga Oda e Mjekëve të Kosovës, në vend janë mbi 500 mjekë të papunë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë