Yllka Domi, vajza simbol e luftës për liri, është kujtuar në 24vjetorin e rënies, shkruan Veriu. info
Domi përfaqëson denjësisht emrin e një poeteje të re në kohën e vendit të saj të okupuar
Emri i saj ka lënë gjurmë të pashlyera dhe pas shkuarjes në UÇK, ajo nuk do kursente as jetën për vendin.
Domi cilësohej si poete e jashtëzakonshme,dhe pak ditë para rënies këto janë vargjet e saj të fundit:
Amanet ju le nëse nuk pritoni
të ma shkruani emrin në rërën e detit,
dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj.
Në krahët e valëve të ketë epope te pambaruar
dhe arena e kafazit të jetë e hapur.
Përmendore nuk dua…!
Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop
vendosni afër kokës sime.












