Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në Bruksel s’e dinë nëse mund të ketë vendim për heqje të masave ndaj Kosovës brenda këtij viti: S’duhet të jetë kundër asnjë shtet

12/11/2024 - 17:01
në Kryesore, Lajme
A A
Në Bruksel s’e dinë nëse mund të ketë vendim për heqje të masave ndaj Kosovës brenda këtij viti: S’duhet të jetë kundër asnjë shtet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndonëse ka kaluar më shumë se një vit, Kosova vazhdon të jetë ende nën masa të Bashkimit Evropian për shkak të veprimeve të Qeverisë Kurti lidhur me Veriun e vendit pas zgjedhjeve lokale që ishin mbajtur vitin e kaluar. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, përmes një raporti ka rekomanduar heqjen e tyre, megjithatë vendimi është në dorën e secilit shtet anëtar veç e veç.

Por a mund të ketë një vendim lidhur me heqjen e masave brenda këtij viti dhe a ka gjasa që kjo çështje të vihet për diskutim në takimin e Këshillit Evropian që do të mbahet më 18 dhe 19 dhjetor. Lidhur me këtë çështje për Gazetën Express ka folur një zyrtar i Bashkimit Evropian.

Duke folur për agjendën e takimit të Këshillit Evropian që do të mbahet në dhjetor, ky zyrtar ka thënë se ende s’ka shumë informacione për axhendën, megjithatë ka specifikuar se Këshilli s’vendos për punën e masave.

Ky zyrtar i BE-së tutje ka thënë për Gazeta Express së diskutimet për punën e masave të BE-së vazhdojnë midis shteteve anëtare dhe se s’mund të komentoj më shumë për vazhdimin e procesit e as s’mund të parashikoj rezultatet e diskutimeve

“Diskutimet për çështjen e masave të përkohshme të BE-së ndaj Kosovës vazhdojnë midis shteteve anëtare, kështu që nuk mund të komentoj për këtë proces në vazhdim, as nuk mund të parashikoj rezultatet e diskutimeve të tilla”, ka thënë tutje ky zyrtar i BE-së.

Në fund, ai ka sqaruar se masat mund të hiqen vetëm nëse asnjë shtet anëtar i BE-së nuk kundërshton, megjithatë potencon se në këtë fazë s’mund të parashikohet nëse dhe kur mund të ndodh një gjë e tillë.

“Procedura kërkon konsensus midis shteteve anëtare, që do të thotë se masat do të hiqen nëse askush nuk e kundërshton atë. Në këtë fazë, nuk është e mundur të parashikohet nëse dhe kur do të ndodhë kjo”, ka përfunduar për Gazetën Express ky zyrtar i BE-së.

Gazeta Express ditë më parë ka raportuar lidhur me qëndrimet e kryeqendrave të BE-së sa i përket masave të BE-së ndaj Kosovës. Gjermania e kancelarit Olaf Scholz përkrah heqjen e masave ndaj Kosovës, Italia e kryeministres Giorgia Meloni është pro një heqjeje graduale të masave, ndërkohë qëndrimi i Francës së presidentit Macron është ndikuar për të keq nga veprimet qe Qeveria Kurti ka ndërmarrë së fundi në raport me Veriun.

“Rritja e veprimeve të njëanshme nga autoritetet e Kosovës në veri të vendit që ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb ngre dyshime për përkushtimin e Kosovës për të de-përshkallëzuar. Vendimi përfundimtar i takon Këshillit”, kështu kishte thënë për Gazetën Express një burim diplomatik në Paris më 17 tetor.

Për këtë çështje për Gazetën Express në tetor kanë folur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë duke thënë se veprimet e pakoordinuara s’ndihmojnë për arritjen e konsensusit për në BE për t’ia hequr masat Kosovës.

“Ne e kemi theksuar gjithmonë në mënyrë të qartë se një mënyrë e tillë veprimi përjashton hapat e pakoordinuar nga të dyja palët. Hapat e tillë nuk janë të favorshëm për ndërtimin e konsensusit midis shteteve anëtare të BE-së për masat për të cilat po pyesni”, kishin theksuar për Gazetën Express nga MPJ Sllovene.

Bashkimi Evropian kishte vendosur në qershor të vitit 2023 që t’i vendosë masa ndëshkuese Kosovës pas veprimeve të Qeverisë Kurti në Veri të Kosovës dhe mos dëgjimit të kërkesave të aleatëve për të mos i dërguar kryetarët nëpër objektet e komunave në Veri të vendit.

Siç kishte konfirmuar BE për Gazetën Express më 1 korrik 2023, masat përfshinin pezullimin e përkohshëm të punës në organet punuese në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe gjithashtu Kosova nuk do të ftohej në takimet të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, kishte hartuar një listë kërkesash që Kosova duhej t’i plotësonte për de-eskalim. Në këto kërkesa përfshiheshin pezullimi i operacioneve policore në afërsi të objekteve komunale, zhvendosja e kryetarëve nga objektet komunale dhe shpallja e zgjedhjeve të reja lokale për katër komunat Veriore.

Për plotësimin e këtyre kërkesave për de-eskalim, Borell ka hartuar edhe një raport të cilin ua ka dorëzuar shteteve anëtare të BE-së. Përmbajtja e tij s’është bërë publike.

JU REKOMANDOJMË

Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës

Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
08/05/2026 - 01:15

Gjatë një survejimi në fshatin Binxhë të Klinës, arkeologu Berat Ademi ka hasur në një lapidar të panjohur, i cili dyshohet se i përkiste Zonës Operative të Drenicës...

Më shumëDetails

Kandidati i AAK-së për kryeministër mundet të faktorizohet duke u marrë me Kurtin: “Mos e votoni se po na merrni në qafë”

Kandidati i AAK-së për kryeministër mundet të faktorizohet duke u marrë me Kurtin: “Mos e votoni se po na merrni në qafë”
08/05/2026 - 01:12

Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, i ka bërë një thirrje të hapur dhe të drejtpërdrejtë mërgatës kosovare lidhur me zgjedhjet...

Më shumëDetails

“Erdhi gjysëm i pirë”, Agim Bahtiri i reagon Jehona Lushakut: Kërko falje ose shihemi në gjykatë për shpifjen

Bahtiri: Albin Kurti nuk rrëzohet, kot e ka opozita
08/05/2026 - 01:07

Agim Bahtiri ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetes së Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila tha se ai kishte qenë “gjysmë i pirë” në natën kur...

Më shumëDetails

“Djali yt ma bleu motorin” – 21-vjeçari ia merr 500 euro qytetarit në Mitrovicë dhe përfundon në ndalim

“Djali yt ma bleu motorin” – 21-vjeçari ia merr 500 euro qytetarit në Mitrovicë dhe përfundon në ndalim
07/05/2026 - 22:59

Një mashtrim që dyshohet se u organizua me pretekstin e shitjes së një motori ka përfunduar me arrestim në Mitrovicën e Veriut, mëson Sinjali nga burime të afërta...

Më shumëDetails

Fatmir Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin
07/05/2026 - 22:50

Kreu i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se ekziston ende vullneti politik për bashkëpunim dhe ndërtim të një liste të përbashkët për zgjedhjet e 7 qershorit, duke...

Më shumëDetails

“A po mi jep nënshkrimet?”, Lushaku e ashpër me Bahtirin: Erdhi gjysmë i pirë

“A po mi jep nënshkrimet?”, Lushaku e ashpër me Bahtirin: Erdhi gjysmë i pirë
07/05/2026 - 22:37

Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me veprimin e ish-deputetit të VV-së, Agim Bahtiri, i cili pak kohë para...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë të arrestuarit në aksionit e sotëm të Krimeve Ekonomike, raportohet se katër prej tyre janë policë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë