Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në duar të kujt janë pleqtë në Kosovë

05/11/2022 - 09:12
në Kryesore, Lajme
A A
Në duar të kujt janë pleqtë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kush i mbikëqyr shtëpitë e pleqve? Kush bën kontrolle atje? E kujt është përgjegjësia?Këto dhe pyetje të tjera janë duke qarkulluar në opinion publik në Kosovë, pas një sulmi fizik që u raportua të mërkurën e 2 nëntorit në një qendër për përkujdesjen e të moshuarve në Pejë, mbi 80 kilometra larg Prishtinës.

Në një video të shpërndarë në mediat sociale, një punonjëse e kësaj qendre shihej duke sulmuar fizikisht një grua rreth të 70-tave.

Në lidhje me këtë rast u arrestuan tre persona të dyshuar, ndaj të cilëve nisën hetimet, ndërsa denoncimet ishin të shumta – nga organizatat për të drejtat e njeriut deri te presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.

Pasditen e 4 nëntorit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës njoftoi se qendrës në Pejë i është tërhequr licenca e punës, të cilën duhet ta dorëzojë deri më 7 nëntor.

REL kontaktoi këtë qendër për më shumë informacione rreth mënyrës se si ka funksionuar, por një përfaqësuese e saj tha shkurtimisht se “nuk ka të drejtë të flasë”.

Kjo qendër në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit në Kosovë figuron nga muaji maj i vitit 2016. Ndërsa, në ueb-faqen e saj thuhet se për mision ka “ofrimin e strehimit dhe të përkujdesjes për të moshuarit e paaftë për t’u kujdesur për veten dhe në pamundësi për të pasur kujdesin e familjarëve”.

Çfarë thotë ligji?

Sipas Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare në Kosovë, përgjegjësinë për themelimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve rezidenciale, strehimoreve të mbrojtura dhe strehimoreve emergjente për njerëzit në nevojë e ka Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Asnjë komunë ose organizatë joqeveritare nuk mund të themelojë objekt banimi për njerëzit në nevojë pa lejen e kësaj ministrie, thuhet në ligj.

Në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, nga kjo ministri thonë se këto shtëpi monitorohen nga Divizioni i Aftësisë së Kufizuar dhe Personave të Moshuar në Departamentin e Politikave Sociale dhe Familjes, ndërsa inspektohen nga Njësia e Monitorimit dhe Inspektimit – që të dyja këto në kuadër të kësaj ministrie.

Përkundër pyetjeve të REL-it, në deklaratë nuk jepen detaje se si monitorohen ato apo në çfarë periudhash kohore.

Aty thuhet se, për t’u licencuar këto institucione, nevojitet plotësimi i disa kritereve, duke filluar nga kërkesa për hapje, certifikata nga gjykata që personi nuk është nën hetime, e deri te marrëveshjet për zbatimin e projekteve në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.

Sipas deklaratës nga ministria, për këtë veprimtari janë të licencuara katër subjekte private: dy në Pejë, një në Suharekë dhe një në Istog.

Në Kosovë janë, po ashtu, edhe katër shtëpi të tjera për të moshuar, që udhëhiqen nga shteti.

Për përcjelljen e zbatimit të kritereve të kërkuara obligohet Inspektorati i Punës, por ky organ nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it rreth kësaj çështjeje.

Qendra në Pejë nuk u inspektua nga Inspektorati Shëndetësor

Brenda Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë funksionon Inspektorati Shëndetësor, i cili monitoron profesionistët shëndetësorë të këtyre vendbanimeve – nëse ata janë të pajisur ose jo me licencat e nevojshme të punës.

Nga ky inspektorat thonë për REL-in se qendra në Pejë, ku u raportua sulmi fizik ndaj një banoreje të moshuar, nuk ishte inspektuar më herët, por nuk japin më shumë hollësi për arsyet.

Në deklaratën e dërguar me shkrim thuhet se pas inspektimit më 2 nëntor, katër punëtoreve të kësaj qendre u është tërhequr përkohësisht leja e punës.

Avokati i Popullit: Nuk ka pasur ankesa për keqtrajtime fizike

Institucioni i Avokatit të Popullit thotë se “ka vizituar rregullisht” dhe “pa paralajmërim” shtëpitë e pleqve në Prishtinë, Skenderaj dhe Istog, që udhëhiqen nga shteti.

“Gjatë vizitave, [institucioni i Avokatit të Popullit] ka intervistuar një numër të rezidentëve dhe nuk ka marrë asnjë ankesë për keqtrajtim fizik apo abuzime verbale, si dhe për shkelje të dinjitetit njerëzor të rezidentëve”, thuhet në deklaratën dërguar REL-it.

Inspektimi i domosdoshëm

Besim Kodra, nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, thotë se në shtëpitë e pleqve dhe në institucione të tjera të ngjashme duhen bërë vazhdimisht kontrolle dhe inspektime.

“Shteti duhet të garantojë që secili i moshuar të trajtohet në shtëpi të moshuarave me dinjitet. Nëse këtë nuk e bën, të gjithë potencialisht mund të jemi pre e një abuzimi të tillë në të ardhmen”, thotë Kodra për Radion Evropa e Lirë.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë se sulmi i raportuar në shtëpinë e pleqve në Pejë duhet të jetë “alarm zgjimi” për institucionet e shtetit që t’i rrisin standardet dhe mbikëqyrjen.

“Pas publikimit të këtij rasti [në Pejë], ministritë duhet ta marrin seriozisht këtë çështje dhe të vendosin kritere. Kriter duhet të jetë që secila shtëpi për përkujdesje të të moshuarve, të ketë psikolog. Duhet të koordinohen tri inspektorate – ai i punës, sanitar dhe shëndetësor – dhe t’i monitorojnë apo kontrollojnë një herë… ose në çdo dy javë këto qendra. [Kontrollet] do të mund t’i parandalonin rastet e tilla”, thotë Sejdiu

REL kontaktoi një qendër private për përkujdesje ndaj të moshuarve në rajonin e Dukagjinit – pjesa perëndimore e Kosovës – ku thanë se “kushtet janë në nivelin e duhur” dhe se “qendra ka psikolog”.

Përfaqësues të saj nuk pranuan që emri i qendrës të bëhet publik e as nuk dhanë hollësi të tjera.

Në vitin 2018, Iniciativa Kosovare për Stabilitet publikoi një raport me titull “Mos u plaksh”, i cili nxori në pah kushte jo të mira në shtëpitë e pleqve në Kosovë, si: mungesë e ujit të ngrohtë për çdo ditë, hapësira jo të mjaftueshme për të gjithë personat dhe hapësira jo të ndara për personat e moshuar dhe ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje.

Sipas raportit, në gjithë vendin funksionojnë katër shtëpi të tilla, që udhëhiqen nga shteti, dhe 25 të tjera private.

“Jo vetëm institucionet, por edhe shoqëria, në përgjithësi, nuk u kushton rëndësi të moshuarave”, thotë për Radion Evropa e Lirë udhëheqësja e kësaj iniciative, Brikenë Hoxha.

Sipas saj, këto shtëpi nuk u sigurojnë “numër të madh votash” politikëbërësve.

Statistikat se sa persona banojnë në shtëpitë e pleqve në Kosovë nuk janë të qarta.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë