Gjatë ditë së djeshme një market në Bresje të Fushë Kosovës është përfshirë nga zjarri pasi një grumbull mbeturinash në afërsi të tij ishte djegur.
Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Sipas raportit 24 orësh të policës vlera e dëmit nuk dihet.
“Bresje, Fushë Kosovë 09.11.2022 – 02:25. Raportohet se në rrethana deri më tani të panjohura është përfshirë nga zjarri një grumbull mbeturinash në afërsi të Albi Marketit e më pas zjarri ka kapluar edhe marketin. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është lokalizuar, vlera e dëmit nuk dihet. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.













