Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të “Prishtina Mall”, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në të njëjtin ambient ishte edhe aksionari i kësaj qendre tregtare, Skender Bajrami, i arrestuar për fajde para pak ditësh ku u lirua brenda ditës me masë të veçantë.
Por duket se prania e një të arrestuari për fajde dhe njëkohësisht aksionar i kësaj qendre, nuk e ka penguar presidenten Osmani që të marrë pjesë në këtë ceremoni e madje të mbajë fjalim.
E butonin e hapjes së “Prishtina Mall” e shtypi edhe Skender Bajrami i dyshuar për tri vepra penale të fajdes.
Ai majde shihet i buzëqeshur në shumë fotografi në një ambient me të parën e shtetit.
















