Komunat veriore të Kosovës sot po zhvillojnë procesin zgjedhor për kryetarët e rinj, raporton Gazeta Online Veriu info.
Ekipi i Veriu info ka qëndruar në qendrën e votimit në Jashanicë të Leposaviqit.
Nga 2900 votues me të drejtë vote, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar vetëm 2 persona deri në orën 17:00./Veriuinfo/











