Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në kërkim të marrëveshjes Kosovë -Serbi, a po bëhet opsion një konferencë ndërkombëtare?

23/06/2023 - 18:18
në Kryesore, Lajme
A A
Në kërkim të marrëveshjes Kosovë -Serbi, a po bëhet opsion një konferencë ndërkombëtare?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Modeli i Brukselit ku udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë udhëtojnë për të arritur marrëveshje parciale, të cilët pastaj nuk zbatohen, mund të marrë fund. Burime të Gazetës Express thonë se në qarqet perëndimore që merren me telashet e Kosovës dhe Serbisë, po qarkullon ideja një konferencë ndërkombëtare, ku do të provohej të arrihej marrëveshja Kosovë -Serbi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian ka tashmë një vit që kanë bërë përpjekje intensive për t’i mbyllur problemet mes Kosovës dhe Serbisë.

Vitin e kaluar dy zyrtarët më të afërt me Presidentin e Francës dhe Kancelarit të Gjermanisë sollën një propozim të njohur në opinion si franko-gjerman, për të cilën palët u pajtuan në muajin shkurt. Po ashtu liderët e Kosovës dhe Serbisë i thanë “po” edhe aneksit të zbatimit të të marrëveshjes për të cilin u dakorduan në Ohër në muajin mars. Por, këto veprime dhe procese që i shtyri fort Perëndimi nuk mjaftuan. Rreth një muaj më parë tensionet Kosovë -Serbi u kthyen fuqishëm në veri kur Kosova i dërgoi në objektet e braktisura të katër komunave veriore, kryetarët që dolën nga zgjedhjet e prillit në Veri që u mbajtën pas braktisjes së institucioneve nga serbët.

Përplasjet e forta Kosovë -Serbi bënë që Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti Aleksandar Vuçiq të mos shihen mes vete dje në Bruksel. Pas takimeve që pati me ta, shefi i diplomacisë europiane Josep Borell nuk mundi të thotë shumë. Ai tregoi se ua ka ofruar disa propozime me të cilat SHBA dhe BE synojnë t’i japin fund deeskalimit.

Por, me këtë model dialogu duket se ka një lodhje në Perëndim, sidomos pas krizës së fundit. Siç merr vesh Gazeta Express tashmë janë duke qarkulluar ide për organizimin e një konference ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit Kosovë -Serbi.

Publikisht zyrtarë të lartë që po merren me dialogun thonë se nuk duhet diçka e tillë.

Emisari amerikan Gabriel Escobar, në fillim të këtij muaji, gjatë një vizite në Prishtinë e ka krahasuar Takimin e Ohrit me marrëveshjen e Dayton’it, që e kishte ndalë luftën në Bosnjë në vitin 1995.

“E kemi bërë. Ishte Ohridi. Ishte i përafërt (me Daytonin). Ajo që morëm nga aty ishte një marrëveshje normalizimi me terma europianë, që i kërkon Serbisë ta njohë integritetin territorial tuaj, sovranitetin, kontrollin administrativ, njeh flamurin tuaj, simbolet shtetërore, diplomat, pasaportat, dokumentet qeveritare dhe nuk i bon bllokon përpjekjet për integrim në organizatat ndërkombëtare” kishte thënë Escobar.

“Pra a na duhet një konferencë tjetër jo. Na duhet implementim i asaj që tashmë është dakorduar” kishte shtuar Escobar.

Por, të premten në Tiranë, në një konferencë për media, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka avokuar saktësisht të kundërtën,

Rama, që është aktivizuar kohëve të fundit me propozime konkrete për të gjetur zgjidhjen Kosovë -Serbi, ka folur për një konferencë ndërkombëtare ku do të ‘mbylleshin” Kurti e Vuçiq.

“Të dy liderët të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë normalizimi, pa të drejtë dalje deri kur të përfundoj bashkëbisedimi që të trajtohen ato pika, që askush nuk i kundërshton, por në të njejtën kohë secili ia hedh tjetrit fajin pse nuk zbatohen, sepse s’ka vullnet. Ky është fakti. Ka edhe një dehje nga ky karshillëku me gjithë planetin demokratik, në emër të nuk e di se çfarë. Por realiteti i përditshëm sot, po bëhet bazë për një realitet shumë negativ nesër, në të gjitha aspektet. S’më takon mua të diskutoj ekonominë e Kosovës apo aq më pak të Serbisë” ka thënë Rama.

Kosova dhe Serbia gjatë 30 viteve të fundit kanë negociuar në formate të ndryshme. Për gjetjen e zgjidhjeve mes dy palëve të konfrontuara janë përdorur edhe konferencat ndërkombëtare, si ajo në kështjellën e Rambouillet dhe në një model tjetër në Vjenë, ku palët kanë udhëtuar për takime periodike me emisarin e OKB’së (Martti Ahtisaari). SHBA sa drejtohej nga Presidenti Donald Trump kishte provuar t’i pajtojë Kosovën e Serbinë përmes qasjes ekonomike, që kulmoi me marrëveshjen e Uashingtonit të vitit 2020. Muajve të fundit SHBA dhe BE kanë sinkronizuar përpjekjet për ujdi mes Kosovës e Serbisë, në Bruksel, në kryeqytetin europian, kur për më shumë se 10 vjet janë zhvilluar negociatat.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë