32 vite më parë, ishte shpallur greva që njihet si më e madhja në historinë e Kosovës.
Më 3 shtator të vtit 1990, thuajse gjithë punëtorët shqiptarë në Kosovë kishin bojkotuar punën, derisa refuzuan kontratat me Serbinë.
Për këtë, shumica prej tyre kishin mbetur pa punë.
Klan Kosova, ka risjellur deklaratat e dy sindikalistëve, në lidhje me këtë grevë.
“Në atë kohë, u larguam nga puna mbi 120 mijë punëtorë. Liria e shprehjes ka qenë, puna, barazimi dhe të gjitha që na kanë takuar me konventat ndërkombëtare”, kishte thënë ish-kryesindikalisti Avni Ajdini.
Ndërkaq, Haxhi Arifi, kishte deklaruar se atë ditë, “as bagëtia nuk ishte në lëvizje”.
“Ka pasë provokime, ka pasë ndërhyrje, ka pasë lista që policia e atëhershme i kiste bërë, ka pasë edhe burgosje”, kishte thënë ai.












