
Për nder të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, në sheshin “Adem Jashari” të Mitrovicës u organizua program artistik madhështor, ku performuan emra të njohur të estradës.
Për këtë ditë, një numër i madh i qytetarëve u mblodhën për të festuar këtë ngjarje të veçantë të historisë së Kosovës. Shkurte Fejza, një nga këngëtaret më të dashura, ishte ajo që ngjalli emocione të forta te të pranishmit me këngët e saj të paharrueshme, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme gëzimi.
Po ashtu, artistë të tjerë të njohur kontribuan në festën e 17 vjetorit të Pavarësisë, duke shtuar magjinë e këtij momenti. Ganimete Asllani, Florent Abrashi dhe Ansambli për Fëmijë “Shqipet e Vogla” u përkujdesën për atmosferën festive, duke dhuruar performanca që mbeten të paharruara për qytetarët e pranishëm.











