Fakulteti Filologjik “Ukshin Hoti” në Prizren, organizon Akademi Përkujtimore për prof. dr. Sabahajdin Cenën, me rastin e një vjetorit të përjetësimit, në nderë të jetës dhe veprës së Tij.
Akademia mbahet në Amfiteatrin e Madh të Fakultetit Filologjik, më 12 janar 2024, duke filluar në orën 11,00.
Sabahajdin Cena, përveç akademik e profesor ka qenë edhe luftëtar i lirisë dhe epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteran i UÇK-së dhe i arsimit.
Ai ka shkruar dhe ka botuar qindra shkrime për dëshmorët.
Ka qenë edhe bashkëpunëtor i edicionit “Feniksët e lirisë” i Redaksisë “Dëshmorët e UÇK-së”.












