Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në pritje të Borrellit dhe Lajçakut për masat ndaj Serbisë, Rama dhe Plenkoviq: S’nevojitet hetim ndërkombëtar për këtë

02/10/2023 - 16:55
në Lajme
A A
Në pritje të Borrellit dhe Lajçakut për masat ndaj Serbisë, Rama dhe Plenkoviq: S’nevojitet hetim ndërkombëtar për këtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq u shprehën pro vënies së masave ndëshkuese ndaj Serbisë për shkak të sulmit të para një jave ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Rama e vizitoi Zagrebin dhe pas takimit me Plenkoviqin, në një konferencë për media të dy thanë se ka prova të mjaftueshme për ta ndëshkuar Serbinë.

Plenkoviq tha se se po presin një propozim të kryediplomatit europian, Josep Borrell dhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak për të parë më pas se për çfarë masash bëhet fjalë.

“Sa i përket masave, siç thashë pak më herët ju e dini që Komisioni Europian ka ndërmarrë disa masa të caktuara në dëm të Kosovës para disa muajsh. Këto masa janë ndërmarrë edhe pa obligimin e aprovimit nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian. Këto janë disa prej masave, të cilat në mënyrë autonome ndërmerren nga ana e Komisionit Europian”, tha Plenkoviq.

“Çfarë pritet tani është që i dërguari special dhe bëhet fjalë për të ish-ministrin e punëve të Brendshme të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, i cili është më se drejtpërdrejt i përfshirë së bashku me tërë shërbimin e politikës së jashtme të drejtuar nga zoti Josep Borrell do të bëjnë një propozim. Kur të bëjnë propozimin do të shohim se cilat do të jenë këto masa, por supozojmë që një vepër e tillë nuk do të mbetet pa përgjigje dhe gjithashtu konsiderojmë që deklarimi apo shpallja e ditës së zisë për vrasjen e policit të Kosovës apo për tre të vrarët të cilët kishin vrarë më herët policin e Kosovës ka qenë diçka e papranueshme dhe është një mesazh, i cili nuk kupton identifikimin e plotë me veprën e bërë dhe kjo është diçka që nuk ka qenë asesi e mirë dhe jam i sigurt që në ditët në vijim, në bazë të analizës së detajuar, pasi duam të jemi tërësisht të informuar mbi atë se çfarë ka ngjarë, do të rrjedhin propozimet në bazë të kësaj çfarë kemi përmendur”, shtoi kryeministri kroat.

Rama ndërkaq, tha se “çfarëdo të prisnim ne nga hetimi ndërkombëtar konkretisht, që është shumë mirë të bëhet patjetër, që në fund fare mund të japë me gjasë edhe ndonjë element më shumë patjetër, por ndërkohë pa pasur nevojë për një hetim ndërkombëtar, ne kemi faktin që nënvizuam së bashku me kryeministrin”.

“Kemi krimin, vrasjen e një efektivi të policisë dhe kemi heroizimin e atyre që morën pjesë në këtë vrasje dhe në aspektin kriminalistik policor, hetimi ndërkombëtar mbase sjell dhe ndonjë element plus, por në aspektin politik dhe në aspektin e qëndrimit të një shteti në raport me disa norma dhe me disa vlera të patjetërsueshme të kësaj Europe, të cilës i përkasim dhe në të cilën duam të jemi të gjithë një familje e bashkuar, kjo është qartësisht e mjaftueshme”, tha ai.

“Madje më shumë sesa e mjaftueshme, që minimalisht e thashë dhe më parë, ato masa të cilat Komisioni mund të marrë pa nevojën e konsensusit mes gjithë vendeve anëtare, që kryeministri e rishpjegoi, të ishin marrë menjëherë dhe duhet të merren pa humbur kohë sepse është në lojë një gjë shumë më e madhe se kaq, fati i një procesi që kërkon në radhë të parë një qëndrim të vijueshëm, të drejtë dhe pa diskutim të shpejtë të vetë Bashkimit Europian që është edhe ura e një dialogu që në asnjë mënyrë nuk duhet të dështojë, por duhet të shkojë përpara”, shtoi kryeministri shqiptar.

“Kështu që, nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtar për t’i hedhur këto hapa. Pastaj hetimi kombëtar, ndërkombëtar mirë se të vijë, sigurisht në rast se e merr përsipër dikush”, tha Rama

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë