
Në rezidencën e drejtuesit të Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd po mbahet sot një organizim për nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Republikës Kosovës.
Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili edhe po merr pjesë në këtë organizim.
“Po ka një organizim. Këtu jemi”, ka thënë Kamberi.
Kamberi në këtë organizim shihet i shoqëruar me drejtuesin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jasharin.












