Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në SHBA pa vizë, veç me pasaportë – rezultatet e Dialogut Strategjik mes Shkupit dhe Uashingtonit, që Kosovës iu pezullua

02/10/2025 - 13:53
në Kryesore, Lajme
A A
Në SHBA pa vizë, veç me pasaportë – rezultatet e Dialogut Strategjik mes Shkupit dhe Uashingtonit, që Kosovës iu pezullua
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qytetarët maqedonas të mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vetëm me pasaportë, pa pasur nevojë të aplikojnë, të përgatisin dokumente ose të shkojnë në intervista për viza.

Kjo është një nga çështjet që Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka hapur me administratën amerikane, dhe që do të ishte një nga përfitimet e Dialogut Strategjik, të cilin të dyja vendet e filluan në qershor të vitit 2022.

Ky dialog shihet si një kornizë institucionale për një nivel më të lartë të raporteve mes dy vendeve, që ofron masa konkrete për bashkëpunim më të thellë në fusha të ndryshme.

Sa i përket heqjes së vizave, institucionet maqedonase janë të përfshira në grupet ndërsektoriale të punës për bashkimin me Programin për Heqjen e Vizave dhe me Programin Global për Hyrje në SHBA, thanë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ) për Radio Evropa e Lirë (REL).

Nga kjo ministri thanë se ky është një proces afatgjatë në kuadër të Dialogut Strategjik.

Ky është vetëm një nga aspektet që ka vënë në pah edhe ish-ministrja maqedonase e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, aktualisht deputete, e cila si udhëheqëse e mbrojtjes në vitin 2022 ishte pjesë e delegacionit që udhëtoi në SHBA për nisjen e Dialogut Strategjik.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që atëherë u prioritizuan aktivitetet dhe detyrimet e institucioneve maqedonase në lidhje me heqjen dhe lehtësimin e regjimit të vizave me SHBA-në, çka do të jetë një shtysë më shumë për rritjen e bashkëpunimit dhe partneritetit”, tha Petrovska për Radion Evropa e Lirë, duke folur për rezultatet e Dialogut.

Kreu i diplomacisë maqedonase, Timço Mucunski, gjatë vizitës së fundit në SHBA, kur mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, bëri të ditur në një intervistë për TV Sitel nga Nju Jorku se “ata nuk premtojnë që heqja e vizave do të ndodhë shpejt”, por është një nga temat që po diskutohet brenda kornizës së Dialogut Strategjik.

Maqedonia e Veriut, e cila këtë vit shënon 30 vjet marrëdhënie dypalëshe me SHBA-në, është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nisi Dialogun Strategjik me Qeverinë amerikane. Nga rajoni më i gjerë, këtë lloj dialogu me Uashingtonin e zhvillojnë edhe Sllovenia e Kroacia.

Nisja e një dialogu të tillë muajve të fundit është paralajmëruar edhe në Serbi.

Sa i përket Kosovës, Uashingtoni më 12 shtator njoftoi për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën, për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, të cilat, siç tha SHBA-ja, i kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.

Për çfarë diskutohet në Dialogun Strategjik?

Maqedonia e Veriut është tashmë në vitin e katërt të Dialogut Strategjik me SHBA-në, dhe koordinatore e procesit është Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme.

Bazuar në temat që janë diskutuar brenda Dialogut Strategjik në qershor 2022, nga kjo ministri shpjeguan se është përgatitur një Plan Aktivitetesh që duhet të realizohen në periudhën 2023-2033. Heqja e vizave është njëra nga këto aktivitete.

Nga MPJTJ theksuan, gjithashtu, se këtu përfshihen edhe aktivitete nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë, energjetikës dhe mjedisit, bashkëpunimi dypalësh, qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, tregtia dhe investimet, si dhe lidhjet mes popujve.

Pse është i rëndësishëm Dialogu Strategjik për Maqedoninë e Veriut dhe për rajonin?

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, vendosja e një kornize të tillë institucionale për dialog në disa segmente, është një “fitore e madhe diplomatike”, duke pasur parasysh rëndësinë dhe rolin udhëheqës të SHBA-së në planin ndërkombëtar.

“Njëkohësisht, paraqet edhe një njohje nga SHBA-ja që në Maqedoninë e Veriut shohin një partnere të besueshme, e cila nuk është vetëm një përfituese pasive e ndihmës zhvillimore dhe mbështetjes politike, por edhe një shtet me të cilin mund të zbatojë vendime strategjike”, thanë nga ky dikaster.

Ish-ambasadori maqedonas në SHBA, Vasko Naumovski, vlerësoi se Dialogu Strategjik është një avancim i bashkëpunimit tashmë të vendosur mes dy shteteve, duke theksuar se vendi ka pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara që nga pavarësia e tij. Por, ai tha se e sheh edhe si një mundësi për realizimin e njërit nga qëllimet e politikës amerikane – stabilizimin e Ballkanit.

“Fushat ku mund të zgjerohet bashkëpunimi përmes Dialogut Strategjik përfshijnë edhe sfidat e sigurisë në rajonin më të gjerë, bashkëpunimin tregtar, energjetikën, infrastrukturën, si dhe integrimin tonë evropian, në drejtim të stabilizimit të përhershëm të Ballkanit – një proces që është pjesë e objektivave të politikës së jashtme amerikane”, tha Naumovski për REL-in.

Edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Petrovska theksoi se Dialogu Strategjik ka ndikuar në rritjen e nivelit të bashkëpunimit, por edhe njohjen e rolit të Maqedonisë së Veriut në rajon.

“Maqedonia e Veriut mori konfirmim të fuqishëm se është një aleate e rëndësishme për SHBA-në, por gjithashtu u njoh edhe në aspektin rajonal si një shtet që kontribuon për stabilitetin e rajonit dhe ishte një shembull pozitiv i partneritetit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut që ky dialog të vazhdojë me intensitet më të lartë, sepse aleanca me SHBA-në është një faktor kyç për zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit”, nënvizoi Petrovska.

Ndihmë për arritjen e objektivave të NATO-s

Petrovska theksoi se sektori që ajo drejtonte – mbrojtja – është një fushë ku Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja kanë pasur më parë bashkëpunim të shkëlqyer, dhe përmes Dialogut “u vendosën bazat për intensifikimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera”.

Pikërisht, në lidhje me mbrojtjen, nga Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme potencuan se Dialogu Strategjik i mundëson Maqedonisë së Veriut t’i zhvillojë kapacitetet për t’i arritur objektivat e NATO-s.

Vendi u bë anëtari i 30-të i aleancës ushtarake perëndimore në mars 2020.

Një nga burimet më të rëndësishme me të cilat disponon është poligoni Krivollak, i cili përdoret për shumë stërvitje nga ushtritë e shteteve të NATO-s. Modernizimi i këtij poligoni është një nga qëllimet që autoritetet e përmendin në kontekstin e Dialogut Strategjik me SHBA-në.

“Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë bëhet përmes zhvillimit të kapaciteteve moderne mbrojtëse, realizimit të stërvitjeve dypalëshe dhe aktiviteteve trajnuese për përmirësimin e përshtatshmërisë, veçanërisht për zhvillimin e poligonit Krivollak për qëllimet e kryerjes së aktiviteteve komplekse stërvitore nga aleatët dhe partnerët në NATO”, thanë nga MPJTJ.

Nga ky institucion përmendën gjithashtu një sërë trajnimesh, kurse, programet për zhvillimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të sigurisë, dhe potencuan se në nëntor 2023 vendi nënshkroi me SHBA-në një Memorandum për mbështetjen e ekspertëve për zhvillimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë.

Sundimi i ligjit, kultura, energjia dhe tregtia

Sa u përket rezultateve në fusha të tjera që janë pjesë e temave në Dialogun Strategjik, nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila koordinon procesin, kujtuan se Qeveria amerikane vazhdimisht jep fonde për qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, për të rritur besimin në sistemin gjyqësor, përgjegjësinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve, si dhe për të realizuar reforma gjyqësore.

“Marrim ndihmë të konsiderueshme në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Korrupsionit – nga ndihma totale për Maqedoninë e Veriut deri tani, që arrin mbi 1.3 miliard dollarë, SHBA-ja ka investuar gjysmë miliard dollarë për luftën kundër korrupsionit”, thanë nga Ministria e Jashtme.

Si pjesë e projekteve në kuadër të Dialogut Strategjik përmenden edhe forcimi i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në lidhje me burimet njerëzore, kapacitetet teknike dhe softuerike, si dhe krijimi i një qendre analitike.

Për segmentin e energjisë dhe mjedisit, nga Ministria nuk përmendën projekte konkrete, por theksuan se ekziston “angazhim i shprehur për rritjen e diversifikimit dhe pavarësisë energjetike në mbështetje të sigurisë së të dyja vendeve”.

Ngjashëm është edhe për tregtinë dhe investimet, ku Ministria përmendi “përpjekjen e përbashkët” për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar dhe “angazhimin e përbashkët për shfrytëzimin e mundësive tregtare, përmirësimin e reformave, identifikimin dhe reduktimin e pengesave në tregti dhe investime”.

Një pjesë e planit brenda Dialogut Strategjik është edhe kultura, ku parashikohen bashkëpunime midis muzeve, mbështetje për ruajtjen e trashëgimisë kulturore maqedonase përmes Fondit të Ambasadës për Mbrojtjen Kulturore, masterklase për muzikantë të talentuar me profesorë nga SHBA-ja, si dhe përmirësim profesional i konservatorëve nga Maqedonia e Veriut.

Tri dekada raporte diplomatike

Të gjitha këto fusha ishin pjesë e deklaratës së përbashkët mes Uashingtonit dhe Shkupit, të publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit më 2 qershor 2022, kur nisi Dialogu Strategjik.

Dialogu u udhëhoq nga ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dhe Karen Donfried, që ishte ndihmëse e Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në administratën e demokratit Joe Biden.

Në atë deklaratë u theksua se Dialogu është “i fokusuar në thellimin e partneritetit dypalësh”, duke iu referuar përpjekjeve për bashkëpunim në secilën fushë veç e veç.

Dokumenti më i rëndësishëm i nënshkruar deri tani mes dy vendeve është Deklarata për Partneritet Strategjik dhe Bashkëpunim. Ajo u nënshkrua më 7 maj 2008 në Uashington nga ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice. Nënshkrimi i deklaratës pasoi veton greke në samitin e NATO-s në Bukuresht, në prill 2008.

Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja këtë vit shënojnë 30 vjet nga vendosja e raporteve diplomatike. /REL

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë