Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, priti në një takim zyrtar drejtorin e QKUK-së, z. Osman Hajdari dhe drejtorin e Departamentit Mjekësor të SHSKUK-së Dr. Ardian Shefkiu, të cilët ishin të shoqëruar nga drejtorë të klinikave të ndryshme mjekësore. Në njoftim thuhet se në shenjë mirënjohje për kontributin e treguar, në ofrimin e përkrahjes shëndetësore ndaj punonjësve të PK-së, drejtori Hoxha, ndau shatë mirënjohje për menaxhmentin dhe personelin mjekësorë, shkruan GazetaBlic.
“Angazhimi i personelit mjekësor, për të cilët PK-ja është mjaft falënderuese dhe mirënjohëse, ka ndikuar në ngritjen e efikasitetit të punës së punonjësve policorë në kryerjen e detyrave zyrtare për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.
Postimi i plotë:












