Sot është bërë përurimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shupkovc, pas renovimit të tërësishëm të objektit përmes buxhetit të Komunës së Mitrovicës.
Me rastin e përurimit, morën pjesë kryetari i komunës, Bedri Hamza, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, shefja e kësaj QMF-je Dr.Mevlyde Smakiqi, drejtor të drejtorive komunale, ish kryetari i komunës, Mursel Ibrahimi dhe banorët e këtij lokaliteti.
Më këtë rast, kryetari i komunës, Bedri Hamza, tha se është kënaqësi që në këtë fund vit po përurohen punë të mira, sidomos në sektorin e shëndetësisë.
Ai më tutje ka shtuar se sa i përket infrastrukturës dhe objekteve shëndetësore jam i sigurt që asnjëherë prej që ekziston shëndetësia primare në Mitrovicë nuk ka pasur kaq shumë investime, duke potencuar se për vitin e ardhshëm do të finalizohet AMF-ja në Koshtovë, Stantërg dhe Iliridë.
Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, shtoj se nga tani qytetarët që banojnë në zonën që e mbulon Qendra e Mjekësisë Familjare në Shupkovc, shërbimet shëndetësore do t’i marrin në qendrën shëndetësore të transformuar tërësisht sipas standardeve bashkëkohore dhe në kushte shumë më cilësore.
Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....
Më shumëDetails










