Edhe pse në moshë të shtyer, axha Bahtijar nga Mitrovica vazhdon të bëjë punë në të mirë të interesit publik.
Ai vazhdon të jetë i njohur për të gjithë në Mitrovicë me punën e tij të palodhshme në të mirë të komunitetit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Shumë rrugë të Mitrovicës duken ndryshe falë punës së palodhshme të tij, gjë që thotë se e ka amanet nga nëna e tij.
Veriu.info ka realizuar storie me axhën Bahtijar që mund ta shihni më poshtë: