Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nënkryetari i “Republika Srpska”: Për boshnjakët dhe kroatët, Kosova është e pavarur

23/05/2024 - 14:25
në Lajme
A A
Nënkryetari i “Republika Srpska”: Për boshnjakët dhe kroatët, Kosova është e pavarur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qamil Durakoviq, nënkryetar i Republikës “Srpska” është deklaruar lidhur me pritjet për miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Durakoviq është nënkryetar i Republikës “Srpska”, jeton në Srebrenicë dhe është i mbijetuari i Masakrës në këtë qytet.

Ai sot në një intervistë për Radio Dukagjinin është ndalur edhe te tensionet e mundshme, për politikën e Serbisë dhe Millorad Dodikut karshi vet Bosnje e Hercegovinës, por edhe për arsyet e mosnjohjes deri më tash të pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

Për kosovarët kishte edhe një mesazh: “Po ndajmë fatin e njëjtë, kemi probleme të njëjta që vijnë nga instanca e njëjtë, por do t’ia dalim”.

Kur foli për Rezolutën, Durakoviq kujtoi se në vitin 2015 ishte iniciuar një Rezolutë për Srebrenicën, e sponsorizuar nga Britania e Madhe, por nuk kaloi.

E sot në orën 16:00 votohet një e re, e sponsorizuar nga Gjermania dhe Ruanda.

Durakoviq është i bindur se kësaj radhe Rezoluta do të kalojë.

“Dallimi në mes të vitit 2015 dhe sot është se rezoluta është shqyrtuar në Këshillin e Sigurimit dhe natyrisht është pritur që Rusia do ta përdorë veton. Kjo është arsyeja pse nuk kaloi. Por, sot situata është ndryshe, pasi që Asambleja e Përgjithshme do ta shqyrtoj rezolutën, e cila kërkon shumicën e thjeshtë. Kemi parë që shumë vende kanë qenë bashkë-sponsorizues, përveç Gjermanisë dhe Ruandës. Mendoj se kësaj radhe, shumica e botës së civilizuar ka dhënë qëndrimin e kristaltë, andaj jam gati i sigurt se sot në Asamblenë e Përgjithshme rezoluta do të miratohet”, ka deklaruar Durakoviq.

Tensionet e mundshme pas miratimit të rezolutës, Durakoviq i quan vokabular politik të Serbisë zyrtare dhe përfaqësuesve serb në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilët po tentojnë ta paraqesin situatën kaotike.

“Pikërisht me fabrikimin e tensioneve po përpiqen ta pengojnë miratimin e kësaj rezolute duke e shfaqur situatën në Bosnje e Hercegovinë kaotike. Por, këtu nuk ka fare tensione. Bëhet fjalë për rezolutën që konstaton diçka që është konfirmuar nga Gjykatat ndërkombëtare, në atë Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatën Penale për ish Jugosllavinë”, ka vijuar ai.

Duke komentuar deklaratat e presidentit të “Republika Srpska”, Millorad Dodik, përfshirë atë se me kalimin e rezolutës, nënshkruhet fundi i Bosnje dhe Hercegovinës, Durakoviq thotë se Dodik nuk ka fuqi për shkatërrimin e Bosnjës.

“Nuk është Millorad Dodik ai që ka kapacitet në kuptimin politik deri në atë masë që mund të bëjë diç që Bosnje Hercegovina të shkatërrohet. Kishte tentime edhe në vitet e 90-ta të fuqive më të mëdha nga Beogradi, të udhëhequr nga presidenti i atëhershëm, Millosheviq me gjithë atë fuqi të armatës jugosllave. Tentoi të bëjë agresion ndaj Bosnjës dhe ish republikave e krahinave të ish-Jugosllavisë dhe e dimë si përfundoi kjo politikë.

Sot e kemi Kosovën, që është shtet i pavarur dhe të gjitha republikat që janë shtete të pavarura”, ka theksuar Durakoviq.

I pyetur nëse e ka të vështirë ta ushtrojë postin e nënkryetarit të Republikës Serbe dhe çfarë fuqie ka në këtë pozicion, Qamil Durakoviq, që është i mbijetuari i Masakrës së Srebrenicës, qytet në të cilin vazhdon të jetojë thotë se fuqia e tij dhe përfaqësuesve boshnjak është e vogël.

“Është shumë e kufizuar meqë Kushtetuta e këtij entiteti përcakton se presidenti i ka dy nënkryetar, që vijnë nga dy përkatësi etnike konstituive nga radhët e kroatëve dhe boshnjakëve.

Pozicioni i nënkryetarit është që e zgjedh populli dhe unë përfaqësoj interesin e boshnjakëve. Ky entitet me kushtetutë nuk i takon popullit serb, ani se për fat të kaq, e ka emërtimin e tillë. Kjo pozitë e imja është e limituar, pasi që shumicën në parlamentin e entitetit e përbëjnë politikat rreth Dodikut. Edhe Qeveria e këtij entiteti është me shumicë e politikës së Dodikut. Këtu e kemi problemin.

Ne nuk kemi kurrfarë ndikimi, pasi që nuk kemi duar të mjaftueshëm në parlament, që të kundërshtojmë atë çka Dodik po bënë. Me këmbëngulësi po përpiqemi të kundërshtojmë këto politika dhe këtë do ta bëjmë derisa të ekzistojmë në këto hapësira, përkatësisht deri në ditën e Gjykimit”, ka potencuar Durakoviq.

Ai thotë se pengesa për njohjen e Republikës së Kosovës qëndron te rregullimi kushtetues që e ka Bosnja.

“Pikërisht. Bosnja e Hercegovina ka rregullim të tillë që qëndrimet shtetërore duhet të reflektojnë qëndrimet e tre popujve. Dhe ky është fakt i dhimbshëm. Në këtë rast janë serbët ata që po e bllokojnë Bosnje Hercegovinën në rrugën për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Ky është problem i vetëm.

Sa i përket boshnjakëve dhe hercovasëve (kroatëve), si dhe atyre që e duan Bosnje Hercegovinën, nuk ka dilema. Për ne Kosova është shtet i pavarur dhe këtu nuk ka dilema. Nga ana tjetër, janë vetëm serbët, apo përfaqësuesit e tyre që bëjnë obstruksion, jo vetëm në rastin e ekzistimit të shtetit të Kosovës. Ata po tentojnë t’i bëjnë obstruksion edhe shtetit të tyre, Bosnje e Hercegovinës duke bërë çka është e mundur për ta shkatërruar”.

Durakoviq pati edhe një mesazh për kosovarët.

“Po kalojmë periudhë të njëjtë dhe Serbia që ka sjellje të tillë, në fakt po tenton që me fuqitë që i ka politike dhe diplomatike të pengoj ekzistencën e shtetit të Bosnje Hercegovinës dhe pavarësinë  e Kosovës. Kështu, po ndajmë fatin e njëjtë, kemi probleme të njëjta që vijnë nga instanca e njëjtë, në këtë rast në veçanti nga Beogradi.

Neve na mbetet që të qëndrojmë dhe mendoj që përfundimisht e kemi bërë për vete tërë botën, apo së paku botën e civilizuar. Duhet të jemi dinjitoz, demokratë dhe të tregojmë se ne jemi popuj të civilizuar evropian që e donë lirinë dhe dëshirojnë t’i gëzojnë të drejtat e njëjta si të gjithë qytetarët e vendeve demokratike”, ka përfunduar Durakoviq.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë