Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, dhe nënkryetari Arian Tahiri kanë vizituar punimet në Kçiq, të cilat po bëhen për ndërtimin e fushës sportive.
Postimi i Arian Tahiri:
Javën e përfunduam duke vizituar Kçiqin, banorëve të të cilit fshat së shpejti do t’u vihet në dispozicion një fushë sportive moderne.
Punët po ecin mjaft mirë dhe brenda pak javësh fëmijët e këtij fshati do të mund të argëtohen në këtë hapësirë.














