Nënkryetari Tahiri për punimet në Qendrën e Kulturës dhe Teatrin e Qytetit: Do rrisim aktivitetet kulturore
Nënkryetari e komunës Mitrovicës, Arian Tahiri së bashku me kryetarin Bedri Hamza kanë vizituar Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” dhe në Teatrin e Qytetit “Muharrem Qena”, të cilat lo renovohen nga komuna e Mitrovicës.
Ai ka thënë se ky investim do të kontribuojë edhe në krijimin e një ambienti të pasur kulturor për komunitetin.
Postimi i plotë:
Kemi nisur renovimin e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” dhe në Teatrin e Qytetit “Muharrem Qena”.
Ky investim do të kontribuojë edhe më shumë në rritjen e aktiviteteve kulturore dhe krijimin e një ambienti të pasur kulturor për komunitetin.












