Sot nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar hoxhën, Ekrem Avdiu për t’i uruar Muajin e Shenjtë të Ramazanit dhe për detyrën e re si kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë.
Tahiri ka thënë se me hoxhën Ekrem kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të mira e bashkëpunim të shkëlqyer.
“Me marrjen e kësaj detyre, si marrëdhëniet edhe bashkëpunimi do të rritet edhe më shumë.
Hoxhën e falenderova për pritjen dhe i urova agjërim të lehtë e të pranuar.”, ka shkruar Tahiri.













