Nënkryetari i komunës së Vushtrrisë, Shpetim Zhegrova ka demantuar një lajm të portalit Sinjali, ku thuhej se kinse roja e tij dhe e kryetarit Ferit Idrizi ishte viktimë e një therje me thikë nga dy persona, vëllezërit Emin dhe Albin Gërbeshi, transmeton Veriu info.
Në reagimin e tij nënkryetari Zhegrova thotë se nuk e njeh viktimën dhe as të dyshuarit, madje thotë se viktima nuk punon as në komunë.
Reagim i Shpetim Zhegrova:
SQARIM:
Sapo më njoftuan se është publikuar një lajm nga portali Sinjali për një konflikt në Vushtrri, ku një person ka mbetur i plagosur.
I gjithë shkrimi ku përmendemi unë dhe kryetari është dezinformatë e plotë. As nuk e njoh viktimën e as të dyshuarit. Pra, personi i lënduar në këtë konflikt nuk është roje e imja e as e kryetarit, e as nuk punon në komunë.
Po ashtu unë dhe familja ime nuk jemi në konflikt me askënd.
Kërkoj nga portali Sinjali që ta demantoj lajmin dhe të më kërkoj falje publike, në të kundërtën do t’i drejtohem me ankesë Këshillit të Mediave të Shkruara dhe poashtu do të bëjë padi në gjykatë për shpifje dhe dëmtim imazhi.
Sinqerisht,
Shpetim Zhegrova













