Ministrja e Drejtësisë në Republikën e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se është nënshkruar memorandumi për funksionalizimin e strehimores me qëllim të strehimit të viktimave të dhunës në familje.
Ky memorandum u nënshkrua nga ministrja Haxhiu, ministri Xhelal Sveçla dhe nënkryetarja e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adançiq.
“Në vazhdën e veprimeve institucionale për ngritje të kapaciteteve të reja për shërbime strehimi për viktimat e dhunës, së bashku me Ministrin Sveçla dhe nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adançiq, sot nënshkruam memorandumin që mundëson funksionalizimin e strehimores me qëllim të strehimit të viktimave të dhunës në familje. Mbetemi të përkushtuar që shërbimet e strehimit të ofrohen sa më afër viktimës pa dallim”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë i saj:












