Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nepotizëm, konflikt interesi, punësime militantësh – Vetëvendosje me punësime ‘masive’ në KEK

04/04/2022 - 18:07
në Kryesore, Lajme
A A
Vetëvendosje me qëndrim të qartë: Nuk do të lejojmë tërheqje të mjeteve të Trustit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe pse lideri i Lëvizjes Vetēvendosje, Albin Kurti ishte zotuar në fushatë elektorale se “familjarët e farefisi” nuk janë për institucione, por për dasma e fejesa, në praktikë po ndodh e kundërta.

Këtë e ka dëshmuar konkursi i fundit në KEK.

Në këtë konkurs në të cilin janë pranuar 128 persona, shumica janë familjarë të zyrtarëve të KEK-ut dhe militantë të partisë në pushtet. Në konkurs kanë aplikuar plot 4668 persona.

Por, shkeljet më të rënda janë kryer nga anëtarët e komisionit vlerësues. Ata janë kujdesur që fillimisht të pranojnë në punë familjarë të tyre të rrethit të parë. Në të dytin kanë pranuar në punë militantë të Vetëvendosjes.

Po kaq të kujdesshëm kanë qenë për të eliminuar nga gara ata që nuk janë familjarë të tyre dhe përkrahës të partisë në pushtet.

Mes njerëzve që kanë punësuar familjar është edhe njeriu që do të duhej t’i ndalonte këto punësime nepotiste dhe kriminale. Ai është zyrtari kryesor i Auditimit të Brendshëm në KEK, Ismet Vrapçanani, shkruan Paparaci.

Ky zyrtar është kujdesur që në konkursin e fundit në KEK, ta punësojë djalin e tij Nolin. Ky i punësuar është renditur me numër 17 në listën e të punësuarve.

Duke keqpërdorur pozitën zyrtare, Vrapçani, ka shpërblyer të birin me një vend pune të sigurt në kompaninë që aksionar ka Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti.

Veprimi i tij bie ndesh me Kodin Penal të Kosovës.

Mirëpo, shkeljet ligjore nuk përfundojnë këtu. Për më keq komprometohet i gjithë procesi.

Shkelje të rënda janë bërë nga vetë anëtarët e komisionet të pranimit.

Yll Shala, një anëtar dhe aktivist i VV-së, që është inxhinierë në Termocentralin Kosova B ka qenë kryetar i komisionit të pranimit të një pjese të punëtorëve. Ai, ka pranuar një punë vëllanë e tij, Leotrim Shala të cilin e ka renditur të parin në listën e të punësuarve, shkruan Paparaci.com

Duke ndjekur shembullin e Yll Shalës, anëtari tjetër i Komisionit dhe aktivist i VV-së, Tahir Musliu, po ashtu ka punësuar djalin e tij, Fitim Musliun.

Edhe Zymer Morina, një anëtar i VV-së dhe anëtar i komisionit për pranimin e punëtorëve nuk ka shkuar shumë larg. Është kujdesur që t’i bëjë një vend pune djalit të tij, Fidan Morina.

Këta anëtarë të komisioneve, përveç shkeljeve etike dhe profesionale, si dhe konfliktit të pastër të interesit, kanë bërë edhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, që është e dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Shkeljet nuk mbarojnë me kaq.

Idriz Berbatovci, përveç që ka të punësuar gruan në KEK, dhe djalin e tij, Gëzim Berbatovci, tash ka punësuar edhe djalin tjetër Albinotin.

E gjithë kjo është mundësuar pasi që djali i parë i punësuar në KEK, Gëzimi punon në zyrën ligjore.

Po ashtu në listën e të punësuarve teknik të makinerisë gjendet edhe Fatlum Podvorica, i afërm i Milot Podvoricës, u.d. të Drejtorit të Zyrës Ligjore në KEK.

Shkeljet nuk kanë të ndalur më kaq.

Gani Pacolli, zyrtar në Burime Njerëzore në KEK, i cili pos tjerash përpilon kontratat e të punësuarve, ka punësuar djalin e tij, Florentin.

Fatbardh Dabinovci, i cili më herët ka qenë duke punuar në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, për shkak të shoqërisë së ngushtë me Milot Podvoricën, është transferuar në Qendër në KEK në ndërtesën e Toskanës. Tashmë ai është bërë një nga faktorët e rëndësishëm të punësimit të militantëve të VV-së në KEK.

Është kujdesur ta punësojë edhe vëllanë e tij, Fatlumin.

Gjithashtu, Remzi Selimi, anëtari i VV që punon në qendrën e trajnimit në KEK, ka punësuar mikun e tij në punë, Bekim Baliun, i cili pos tjerash nuk i plotëson as kushtet e konkursit.

Burimet e Paparacit bëjnë me dije se Baliu është i diplomuar për përpunim të metaleve dhe nuk ka pasur të drejtë të konkurrojë në drejtimin e Teknik i Makinerisë. Por, këtë e kanë mundësuar burimet njerëzore në KEK.

Keq me punësime nuk ka mbetur as kandidati i VV-së në zgjedhjet e fundit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi. Pas humbjes, ai është bërë deputet në Kuvendin e Kosovës. Vendin e tij e ka liruar Alban Hyseni, i cili u zgjodh kryetar i Gjilanit.

Thaçi, kryetar i LVV në Obiliq, ka punësuar në KEK nipin e tij, Valon Gashi. Po ashtu, ai nuk e ka lënë keq as shokun e tij nga fëmijëria Florent Berishën.

Ndikimi i deputetit Thaçi shihet edhe në punësimin e militantit të VV, Florim Tërholli.

Ndërmarrja Publike e KEK-ut, ka pasur edhe më herët punësime familjare, por kurrë në këtë nivel. Tashmë, njerëzit e Vetëvendosjes pos militantëve po punësojnë familjarët e tyre. Krejtësisht në mënyrë të hapur. Në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Penal.

Ndërkohë, shumë kandidatë që kanë pasur nga 80 pikë deri 100 pikë, nuk janë pranuar në punë me arsyetimin se gjatë intervistës verbale kanë dështuar.

Në vazhdim e gjeni listën e shpallur nga KEK-u lidhur me konkursin e fundit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë