Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se punëtorët e sektorit privat në Kosovë janë kategori e grupit të tretë.
Ai ka thënë se kanë qenë të shqetësuar, kur kanë kuptuar që Qeveria do t’i subvencionojë punëtorët e sektorit publik me nga 50 e 100 euro për tre muaj radhazi, ndërkohë punëtorët e sektorit privat jo.
Azemi u shpreh se punëtorët e sektorit privat janë ata të cilët kanë nëvojë më shumë për ndihmë, pasi, sipas tij, kanë paga dyfish më të vogla.
“Nëse dikush duhet stimuluar, atëherë ata janë punëtorët e sektorit privat, ata janë më të varfër, ata janë me paga dyfish më të vogla, ata janë shumë më pak të mbrojtur nga ligji, ata më së shumti e financojnë për buxhetin e shtetit”, tha Azemi.













