Është arrestuar një person pasi që kishte rrahur gruan dhe fëmjën e tij, shkruan Veriu.info.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ështu ka bërë të ditur policia në raportin e saj 24-orësh.
“Prizren 22.05.2023 – 19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës të tij.Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.












