Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nëse Serbia do luftë do ta ketë!

23/03/2024 - 20:48
në Opinione
A A
Nëse Serbia do luftë do ta ketë!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan Hisen Berisha:

Sulmi mbi Kosovën, do të thotë se Serbia po e hap varrin e vet, siç po bën Rusia në Ukrainë. Pra, fjala e Vuçiqit gjegjësisht kërcënimi i Serbisë se, “do të pres momentin e përshtatshëm për të vepruar mbi Kosovën”, nëse

Bashkësia Ndërkombëtare, zgjedh Kosovën për ta mbështetur në procesin politik, do të thotë se është kërcënuar edhe perëndimi bashkë me rajonin. Ne e kemi zotimin e Kryeministrit shqiptar Rama, “sulmi mbi Kosovën është sulm mbi Shqipërinë”, pra, në rast se vjen deri te lufta në Kosovë, shqiptarët do të veprojnë si një. Kështu që do të thotë se, lufta nuk është më vetëm në Kosovë por në Shqipëri e me gjerë.

Nëse në vitin 1998, thirrja “Një komb, një qëndrim” pasoj me luftën e UÇK kundër Jugosllavisë serbe, dhe fituam lirinë me aleatët, ku Shqipëria kishte një rol specifik, thirrja “Sulmi mbi Kosovën do të thot sulmë mbi Shqipërinë” do të jet lufta për rikuperimin e të drejtës historike të shqiptarëve për Kosovën Lindore, Rashkë, Prokuple, Sanxhak e Nish. Kjo do të jet fundi i Serbis hegjemone në rajon.

Ketë kërcënim, si ndryshim kursi në dialog e kishte paralajmëruar më parë vet Vuçiqi, të cilin ashtu si shumë lider serb e karpatian rus, bjellorus etj. me moshën i përfshinë sindromi i çmendurisë që ju jep dëliri i pushtetit, alkooli dhe kriza e identitetit.

Por kësaj radhe kryekrimineli serb Vuçiq, apo Gebelsi i Milloshevicit dhe asistenti i kryeçetnikut Sheshelj, e di se ashtu siç për Rusinë, Ukraina është varri i saj, apo njëjtë siç e çrangoj nga superfuqia ushtarake lufta 10 vjeçare në Afganistan, kjo aktuale në Ukrainë, kurse për Serbin, do të jet Kosova varri i saj sa herë që e pretendon. Serbia, vet Vuçiqi e të tjerë, e kanë marrë mësimin në vitin 1998/99.

Nuk besoj se asgjë, do ta inkurajoj që ta përsëris një fatalitet të tillë për popullin e vet. As edhe pretendimi i Rusis fashiste që ta dërgoj në KS/OKB, çështjen tashme historikë të ndërhyrjes në Kosovë të NATO në krye me SHBA, për të shqyrtuar drejtësinë e kësaj ndërhyrje humanitare.

Prandaj çdo pretendim, (të cilin asnjëherë Serbia e Serbet s’do ta shuajnë në raport me Kosovën dhe vlerat e saj), do të thotë një luftë që më s’do ta ketë fushëbetejë Kosovën, por do të zhvillohet brenda territorit të Serbis. Vetëm kësaj radhe populli serb e Serbia do ta përjetojnë anën e errët të luftës.

Nëse Vuçiqi po paralajmëron luftë, në një moment të përshtatshëm, që në vlerësimin tim, në kontekstin ushtarak , ndërlidhet me pretendimin për fitore të Rusis në Ukrainë, dua ta bëj të kjartë se, ne jemi të gatshëm për luftë, por mos ta harroj Vuçiqi se Ne, nuk do të ndalemi më në kufijtë tanë administrativ por në kufijtë që kthejnë toka që na janë marrë padrejtësisht në Kosovë Lindore, Rashkë, Prokuple, Nish e Sanxhak.

Pra, ne s’do të ndalemi pa i kthyer të gjitha trevat e aneksuara, sepse, pa vendosur drejtësi për shqiptarët s’do të ketë paqe në rajon. Sot, Kosova nuk është ajo e vitit 1998/99, por kemi veteranët e UÇK me përvoja luftarake, ish TMK, Policinë, rininë që po rriten në frymën e lirisë, dashurisë ndaj atdheut, ndjenjën e kryezotësisë mbi ketë vend, Forcat e Armatosura që po ngritën në asistencë profesionale, teknike e partneritet me FA/SHBA dhe koordinim me NATO dhe partnerët në rajon.

Nëse, perimetri i veprimit luftarak të armatimeve të Forcës sonë, është deri në 1000km, atëherë Beogradi nga vendbazimi dhe pozicionimi për zjarr i forcave tona, është 200-300km.

Jo me kot liderët e urtë të Kosovës që nga Rugova, Thaçi, Isa , Ramushi etj, i kanë bashkërenduar veprimet e vendimet politke gjatë gjithë procesit, me partnerët tanë, për të ecur sigurt në rrugën e vendosjes së drejtësisë për çështjen shqiptare.

Sot fatkeqësisht, kemi një kryeministër që po tenton që me vendimet e veta të pa harmonizuara me partnerët e garantuesit e sigurisë sonë, marrëveshjet e veta në dëm të interesave të shtetit dhe antikushtetuese. Sjellja e tij jo prej shtetari, e ka vënë Kosovën në pozitë të gjykohet e sanksionohet ekonomikisht, duke rrezikuar sanksionim edhe në fushën e sigurisë, nga vet partnerët me të cilën rrugëtuam bashkë deri këtu për një ta ardhme të siguritë shumëdimensionalisht në procesi e integrimeve euroatlantike dhe aleancë me NATO dhe SHBA.

Ky është një kurs veprimi kur nuk mund të mbështetet tutje kjo qeveri. Nga fabula, e kam quajtur si zhëngërlibab”, ngase rezultoi i tillë miliarder në kurriz të shtetit, me afera korruptive në energji, rezerva të shtetit, vjedhje të buxhetit me politikat e subvencionimit, me 1805 kontrata njëburimore, e mbi 240 milion keqpërdorime etj.

Koshient, se i ka kapur të gjitha segmentet e shtetit, por, ku ka mbetur Shoqëria Civile?! Pse nuk kanë asnjë veprim?!

Me çka po i shantazhon Kurti shoqërinë civile, që po heshtin në tërë këto shkelje?! Po sikur të ndodhnin të gjitha këto, kur ky Kryeministër e Lëvizja e tij ishte opozitë?!

JU REKOMANDOJMË

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det
Opinione

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det

20/06/2025 - 09:24
Musliu: Shtrenjtimi i rrymës nuk i prek qytetarët në Veri, e veteranët po arrestohen për mospagesë
Opinione

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Një Udhëtim Kontravers dhe Pyetje Pa Përgjigje

19/06/2025 - 14:40
“Milani është njëfarë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Opinione

Shkruan Berat Buzhala: A ka fillu Lufta e Tretë Botërore?

16/06/2025 - 15:48
Të gjithë jemi fajtorë!
Opinione

Të gjithë jemi fajtorë!

15/06/2025 - 18:44
Emile Hokayem (Financial Times): Izraeli nuk po ndërton një të nesërme më të mirë, por po shkatërron çdo gjë që mund ta kërcënojë
Lajme

Emile Hokayem (Financial Times): Izraeli nuk po ndërton një të nesërme më të mirë, por po shkatërron çdo gjë që mund ta kërcënojë

14/06/2025 - 14:39
E kam parë drejtësinë ndërkombëtare nga brenda, prandaj nuk mund të hesht
Opinione

E kam parë drejtësinë ndërkombëtare nga brenda, prandaj nuk mund të hesht

13/06/2025 - 14:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat për “Z-Mobile” të Blerim Devollit

    Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat për “Z-Mobile” të Blerim Devollit

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Pezullohet përkohësisht vendimi që ndalonte regjistrimin e automjeteve me gjoba

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Të gjata 25 metra dhe peshojnë 2.3 tonë, Irani sulmon Izraelin me raketat Sejil

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kriza në LDK-në e Vushtrrisë – Vetëshpallja e Xhafer Tahirit si kandidat thellon përçarjet

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gardianët që u zunë duke shtënë me armë për qejf nuk ndëshkohen, disa prej tyre avancohen

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë