Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nëse VV-ja reagon kundër gjykatës, atëherë reagon kundër vetvetes”, avokatët për rastin e deputetes Vrenezi: Tendencë për ndërhyrje në organet e drejtësisë

17/05/2022 - 19:49
në Kryesore, Lajme
A A
“Nëse VV-ja reagon kundër gjykatës, atëherë reagon kundër vetvetes”, avokatët për rastin e deputetes Vrenezi: Tendencë për ndërhyrje në organet e drejtësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Reagimet e VV-së kundër drejtësisë për rastin e deputetes, Jetmire Vrenezi, ku është dënuar sot me tri vjet burg dhe 2 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prizren për keqpërdorim të detyrës zyrtare, i kanë quajtur tendencë për ndërhyrje në organet e drejtësisë.

Kështu deklaroi avokati, Skender Musa, i cili në një prononcim për GazetaBlic u shpreh se, personat zyrtar të partive politike duhet të jenë të vetdijshëm për çdo shkelje apo keqpërdorim të detyrës zyrtare, që do të ndiqen penalisht.

“Reagimi i partive politike kundër vendimit të Gjykatës pa asnjë dyshim është përpjekje për ndërhyrje në pavarësinë e organeve të drejtësisë.

Çdo person i akuzuar në RKS akuzohet dhe gjykohet për veprime individuale e jo për veprimet e partisë politike, prandaj personat zyrtar që janë pjesë e partive politike duhet të jenë të vetdijshëm që përgjegjësia penale është individuale dhe për çdo shkelje apo keqperdorim të detyrës zyrtare, përgjigjen penalisht”, tha ai.

Musa i quan të gabuara reagimet e partisë në pushtet, teksa cek faktin se organeve të drejtësisë nuk i intereson se në cilën parti është i akuzuari dhe vendimi merret në prova dhe ligj.

“Partia politike nuk duhet të ndërhyjë në asnjë formë, sepse nuk është palë në proces dhe organeve të drejtësisë nuk u intereson se në cilën parti është i akuzuari, por vendimin e tyre duhet ta bazojnë në prova dhe ligj.”

Në anën tjetër, avokati Musa apelon që mos të paragjykohet ky rast në mënyrë që Gjykata të mos ketë presion politik. Ai edhe njëherë përmend Lëvizjen VetëVendosje ku thotë se nuk mundet të ndihmojë dhe as të pengojë Gjykatën, sepse pavarësinë e tyre e garanton vetëm Kushtetuta e Kosovës.

“Vendimi nuk është përfundimtar dhe nuk duhet paragjykuar rasti, si dhe nuk duhet të politizohet, në mënyrë që gjykata të mos ketë presion politik por, edhe të mos dëmtohen interesat e të akuzuarit në procedurë penale. VV-ja nuk mundet me ndihmu asgje dhe natyrisht as me pengu, sepse Gjykatat janë të pavarura dhe pavarësinë e tyre e garanton Kushtetuta e vendit tonë”, përfundoi Musa.

Dënimin e deputetës së VV-së, Jetmire Vrenezi dhe reagimet e kësaj partie i ka komentuar edhe avokati, Fanol Krasniqi.

Për këto reagime, Krasniqi kishte një përgjigje të shkurt: “Në qoftë se VV reagon kundër gjykatës, atëherë reagon kundër vetvetes!”, tha Krasniqi për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë