Ditën e nesërme organizohen homazhe në burgun e Dubravës në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të kësaj masakre, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Njoftimin e ka bërë njëri nga të mbijetuarit e kësaj masakre, Sadik Zeqiri.
“Njoftojmë të gjithë ish të burgosurit, familjarët e të vrarëve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës si dhe të gjithë të interesuarit se me datën 22.05.2024 (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00, do të bëhen homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës, e cila ka ndodhur 25 vjet më parë, (19-24 maj 1999).” – thuhe në njoftimin e Zeqirit.
Postimi i plotë:
NJOFTIM:
Të mërkurë, më 22 maj 2024, me fillim nga ora 11:00, bëhen homazhe në Burgun e Dubravës
Njoftojmë të gjithë ish të burgosurit, familjarët e të vrarëve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës si dhe të gjithë të interesuarit se me datën 22.05.2024 (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00, do të bëhen homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës, e cila ka ndodhur 25 vjet më parë, (19-24 maj 1999).
Hyrja në hapësirën e burgut të Dubravës do të fillojë nga ora 10:30.
Ftojmë mediet që të përcjellim këtë aktivitet përkujtimor në nderim të 25-vjetorit të masakrës ndaj të burgosurve shqiptar nga shteti i Serbisë.
Për çdo informacion, mund të kontaktoni në numrin: 044/49-127-434.













