Pas rastit të rëndë që ka tronditur shoqërinë në Kosovë, që lidhet me përdhunimin e 11-vjeçares nga pesë persona, një protestë është thirrur për nesër nga ora 12:00 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
Aktivistja dhe ish-Miss Kosova 1996, Diellza Kolgeci ka bërë thirrje që nesër të mblidhen sa më shumë njerëz për ta ngritur vetëdijen kundër abuzimit të grave dhe fëmijëve.
Ajo, nka thënë për Express se sa më shumë gra e vajza duhet të jenë prezente nesër në mënyrë që të jepet mesazhi i fuqishëm për institucionet si dhe për shoqërinë.
Prezencën në këtë protestë e kanë konfirmuar edhe aktiviste e gra të tjera.













