Neuropsikatri Sami Rexhepi ka pasur një moment interesant me analistin Vehbi Kajtazi në studion e Rubikonit.
Kajtazi në një moment tha se ka pasur dëshmitarë që kanë marrë diagnoza sikur nuk janë mirë mendërisht ndonëse vuri në dyshim se a ka qenë kjo e vërtetë apo jo.
“Unë kam raste për të cilat edhe ju e dini që dëshmitarë të caktum i keni nxjerrë të çmendun. Nuk e di [a kane qenë]”, ka thënë Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës.
Ndërkaq, Rexhepi pati një replikë të pazakontë.
“Unë njoh plot gazet që myten t’u rrejtë edhe vazhdojnë me punu në gazetari”.
Mirëpo gjatë debatit, neuropsikiatri pati një pyetje për Kajtazin:
“Hajt tregomë, a je mirë, a s’je mirë? Po thotë o jom mirë, o s’jom. Deklarohu”.
Në anën tjetër, Kajtazi iu përgjigj duke i thënë se i nevojitet përgjigja e një profesionisti për këtë punë.












