Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga biznesi i ri te shpedicioni: vëllai i Drejtorit të Doganës operon në sektorin që e mbikëqyr institucioni që Llugaliu e drejton

20/07/2026 - 14:14
në Lajme
A A
Nga biznesi i ri te shpedicioni: vëllai i Drejtorit të Doganës operon në sektorin që e mbikëqyr institucioni që Llugaliu e drejton
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Faton Llugaliu, vëllai i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, ka regjistruar një biznes të ri në Prishtinë dhe vazhdon aktivitetin në fushën e shpedicionit – një sektor që funksionon përmes autorizimeve, provimeve profesionale dhe kontrolleve të këtij institucioni. Dokumentet zyrtare tregojnë se aktiviteti i tij është zhvilluar gjatë mandatit të Agron Llugaliut në krye të Doganës, ndërsa emri i tij është përmendur edhe në një dosje gjyqësore ndaj ish-zyrtarëve doganorë dikur të akuzuar për ryshfet. Dogana e Kosovës dhe Faton Llugaliu nuk kanë dhënë përgjigje për pyetjet lidhur me konfliktin e mundshëm të interesit, ndërsa Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka konfirmuar pranimin e rastit nga Insajderi

Të dhënat nga regjistrat zyrtarë të deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) tregojnë se Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, nga marrja e detyrës në maj të vitit 2021 e deri në vitin 2026, nuk ka regjistruar pronësi të reja në patundshmëri.

Përveç rritjes së vlerësimit financiar të një banese dhe blerjes së një automjeti të dytë në vitin 2023 (të deklaruar përmes kursimeve dhe huasë mikrofinanciare), pasuria zyrtare e tij ka mbetur pa ndryshime të mëdha.

Megjithatë, një hulumtim i Gazetës Insajderi, i bazuar në dokumente të Agjencisë së Bizneseve (ARBK), faturat tatimore dhe shkresat gjyqësore, e vendos fokusin te veprimtaria e rrethit të ngushtë familjar të Llugaliut dhe raporti të këtyre subjekteve me institucionin që ai drejton: Doganën e Kosovës

Sipas të dhënave të ARBK-së, vëllai i Drejtorit të Përgjithshëm, Faton Jakup Llugaliu, është pronar dhe përfaqësues i kompanisë aktive “ECO SHPED SH.P.K.”, me seli në Podujevë.

Kjo kompani operon nën kodin primar të aktivitetit 5229, që përfshin aktivitetet mbështetëse të transportit dhe shpedicionit (përfaqësimit doganor), duke kryer zhdoganime dhe veprime operative nëpër terminalet doganore të vendit.

Historiku i regjistrit tregon se gjatë periudhës kur Agron Llugaliu ka qenë në krye të Doganës së Kosovës, në aktivitetet e vëllait të tij kanë ndodhur dy lëvizje kryesore.

Më 9 qershor 2022 është pasivizuar dhe shuar biznesi i tij i mëparshëm i shpedicionit, “Pro Shped O.P.”.

Më 10 nëntor 2025, Faton Llugaliu ka regjistruar një kompani të re në Prishtinë, “ASHALOAD L.L.C.”, ku zotëron 33.30 për qind të aksioneve, me një kapital themeltar prej 30,000 eurosh, në ortakëri me dy persona të tjerë.

Në këtë firmë private hise sa vëllai i Drejtorit të Doganës kanë edhe Adnan Begiqi dhe Shaqir Shaqiri.

Ndonëse kompania është e regjistruar në sektorin e teknologjisë dhe informimit (IT), në certifikatën e biznesit është përfshirë specifikisht si kod sekondar përsëri kodi “5229 Aktivitetet e tjera mbështetëse të transportit”, që lidhet edhe me aktivitetin e shpedicionit.

Paralelisht me këto zhvillime në biznes, sipas të dhënave nga Ministria e Financave për vitin 2026, Faton Llugaliu figuron pronar i një apartamenti rezidencial prej 106 m² në lagjen Matiçan në Prishtinë.

Vlera e vlerësuar zyrtarisht e kësaj prone nga autoritetet shtetërore është 100,700 euro. Rëndom në Prishtinë një metër katror kushton më shumë se 1 mijë euro, dhe jo më pak.

Varësia ligjore e shpedicioneve nga Dogana e Kosovës

Sipas legjislacionit në fuqi, funksionimi i agjencive të shpedicionit ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë varësie nga Dogana e Kosovës, institucion ky që, që nga vitit 2021 drejtohet nga Agron Llugaliu.

Ndonëse në terminologjinë e re administrative evitohet shprehja “licencim i subjekteve tregtare”, Kodi Doganor dhe i Akcizave i Kosovës përcakton se ushtrimi i aktivitetit të “Përfaqësuesit Doganor” kërkon plotësimin e rregullave dhe autorizimeve strikte të lëshuara nga Dogana.

Konkretisht, sipas Nenit 12 dhe Nenit 36 të Kodit Doganor, për të ushtruar profesionin e agjentit doganor, personeli i shpedicionit duhet t’i nënshtrohet trajnimeve dhe të kalojë provimin profesional, i cili organizohet ekskluzivisht nga Dogana e Kosovës.

Autoriteti doganor (i cili drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm) ka kompetencën të aprovojë ose të pezullojë autorizimin për qasje në sistemin elektronik të zhdoganimit ASYCUDA World.

Dogana përcakton dhe miraton vlerën e garancive financiare/bankare që këto kompani duhet të depozitojnë për mbulimin e detyrimeve të mundshme.

Për më tepër, bazuar në Nenin 43 të Kodit, Dogana e Kosovës ka kompetencë ligjore që, përmes strukturave të saj të auditimit të pas-zhdoganimit, të inspektojë të gjitha librat financiarë, kontratat dhe deklaratat e kompanive të shpedicionit në një periudhë retrospektive deri në tri vite pas kryerjes së transaksioneve.

Inajderi e ka pyetur Doganen se që nga marrja e postit të Drejtorit nga ana e Llugaliut, sa herë është audtuar ose vizituar kompania e vëllait, “Eco Shped”, por deri tash nuk kemi marrë përgjigje.

Përmendja në dosjen penale të ish-doganierëve të akuzuar për ryshfet

Nevoja për sqarimin e raporteve administrative mes Doganës dhe kompanisë së familjarit të drejtorit evidentohet edhe në shkresat e një procesi gjyqësor.

Gjatë procedurës penale ndaj dy ish-zyrtarëve doganorë, Alban Krasniqi dhe Besnik Polloshka — të cilët fillimisht ishin akuzuar për marrje ryshfeti — në shkresat e lëndës është përmendur zyrtarisht kompania “ECO SHPED SH.P.K.” dhe agjenti doganor z. Faton Llugaliu.

Përmendja e kompanisë në këtë dosje lidhet me pretendime për lëshime teknike dhe mosfutjen e të dhënave të deklaratës/faturës në sistemin elektronik ASYCUDA World nga ana e agjentit doganor.

Megjithatë, pas një procesi disa-vjeçar gjyqësor, Gjykata i kishte shpallur të pafajshëm dy ish-zyrtarët doganorë, duke e përmbyllur procedurën penale ndaj tyre.

Derisa po gjykoheshin dy doganierët, Alban Krasniqi dhe Besnik Polloshka, në një seancë gjyqësore dhe në dokumentet zyrtare të Prokurorisë është përmendur Faton Llugaliu në cilësinë e agjentit doganor, si dhe kompania në pronësi të tij, “Eco Shped”.

Ky proces penal, i cili ndërlidhet me akuza për korrupsion dhe marrje ryshfeti ndaj ish-zyrtarëve të linjës, ka zbardhur pjesë nga dosja investigative ku përfshihen procedurat e deklarimit të mallrave dhe ndërveprimi i shpediterëve me zyrtarët doganorë në terminale.

Sipas shkresave zyrtare të lëndës të prezentuara në gjykatë, emri i z. Llugaliu dhe subjekti “Eco Shped” janë regjistruar specifikisht në kuadër të përshkrimit të veprimeve që prokuroria i konsideron si pjesë të skemës së dyshuar. Në dokumente citohet se ndaj këtij operatori janë evidentuar “lëshime teknike” të cilat konsistojnë në “mosfutjen e të dhënave të deklaratës/faturës në sistemin elektronik ASYCUDA World”, sistem ky që shërben si regjistri kryesor dhe i vetëm i kontrollit të hyrje-daljeve dhe kalkulimit të tarifave doganore në Republikën e Kosovës.

Dëshmitari i seancës së korrikut 2019, Fisnik Nuli pati deklaruar se “Dokumenti Unik Doganor ka 54 kolona apo katrorë, ku secila nënkupton një procedurë të ndarë. Në rubrikën numër 14 ku shkruan deklaruesi është ” EKO SHPED “SH.P.K që nënkupton agjentin doganor”.

Tutje, ai pati deklaruar se rubrika 54 është e ndërlidhur me atë 14, dhe se derisa në rubrikën 14 ishte i cekur subjekti juridik, në rubrikën 54 është cekur personi fizik, në këtë rast Faton Llugaliu.

“Agjenti doganor i autorizuar nga pala është përgjegjës për futjen e të dhënave në sistemin “asycuda”, të dhëna këto qe i merr nga faturat e mallit nëse ka, deklaratës se transitit, asaj eksportuese. Kur ta përfundon, atëherë e dërgon për procedim të mëtutjeshëm te dogana”, pati thënë Nuli.

Ai pati sqaruar se prezent, sipas rregullave dhe komunikimi, është dashur të bëhet me “Eco Shped”, respektivisht, Faton Llugaliun.

Ndonëse si ngjarje ky rast ka ndodhur përpara se Agron Llugaliu të merrte postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, trajtimi administrativ i kësaj çështjeje, masat eventuale gjobitëse, pezullimi apo auditimi i pasojave të këtij lëshimi mund të hyjnë në fushëveprimin e institucionit gjatë mandatit të tij aktual, por as për këtë rast Dogana nuk është përgjigjur.

Heshtja e vëllezërve LLugaliu

Gazeta Insajderi u ka drejtuar pyetje tri palëve, Doganës, Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe vet Faton Llugaliut- rrjedhimisht kompanisë së tij.

Dogana e Kosovës dhe Agron Llugaliu janë pyetur nëse Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar opinion zyrtar etik para ose gjatë mandatit për operimin e vëllait të tij në këtë sektor; sa herë është audituar kompania “ECO SHPED SH.P.K.” nga Divizioni i Auditimit të Pas-Zhdoganimit pas majit të vitit 2021; si sigurohet paanshmëria e zyrtarëve doganorë kur kontrollojnë mallrat e deklaruara nga firma e vëllait të drejtorit të tyre; si dhe nëse është ndërmarrë ndonjë masë administrative lidhur me rastin e përmendur në dosjen gjyqësore.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, Dogana e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje.

Faton Llugaliu është pyetur mbi vitin dhe procedurat e licencimit të tij nga Dogana; arsyet e regjistrimit të kodit të transportit/shpedicionit te kompania e re e teknologjisë “ASHALOAD L.L.C.” në vitin 2025; si dhe pozicionin e tij lidhur me përmendjen e biznesit në lëndën gjyqësore ndaj ish-zyrtarëve doganorë. Edhe nëse është audtituar që kur vëllai i tij është i pari i Doganës.

Faton Llugaliu ka konfirmuar zyrtarisht pranimin e pyetjeve të Gazetës Insajderi, por deri tani nuk ka ofruar përgjigje.

Gazeta Insajderi ka pyetur edhe APK-në Agron Llugaliu e ka deklaruar këtë situatë si konflikt të mundshëm interesi, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, përkatësisht Nenit 6 dhe Nenit 12.

Po ashtu, APK është pyetur nëse do të iniciojë procedurë verifikimi sipas detyrës zyrtare (ex officio) pas të dhënave të reja nga ARBK-ja dhe dokumenteve gjyqësore.

Zyra për Komunikim e APK-së ka konfirmuar zyrtarisht pranimin e pyetjeve dhe të dhënave të dërguara nga Insajderi, por ende nuk ka lëshuar një interpretim apo vendim përfundimtar.

Ligji Nr. 03/L-155 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit e obligon zyrtarin e lartë publik që të parandalojë dhe të zgjidhë çdo situatë ku interesi privat i tij ose i personave të afërt mund të ndikojë në ushtrimin e paanshëm të detyrës zyrtare.

Bazuar në të dhënat zyrtare nga faturat e tatimit në pronë për vitin 2026, janë zbardhur detajet mbi pasuritë e paluajtshme të regjistruara në emër të tatimpaguesve Agron Jakup Llugaliu dhe Faton Jakup Llugaliu. Dokumentet zyrtare dëshmojnë se të dy posedojnë pasuri të paluajtshme që përfshijnë banesa në zonat urbane të kryeqytetit dhe parcela të ndryshme tokësore në Podujevë e Graçanicë.

Sipas këtyre dokumenteve, Agron Llugaliu rezulton të ketë në pronësi të plotë dy prona të paluajtshme. Në Prishtinë, konkretisht në zonën e Matiçanit, rruga Beqir Kastrati, ai zotëron një banesë (apartament) me një sipërfaqe prej 69 m². Përveç kësaj, Agron Llugaliu posedon edhe një parcelë të madhe bujqësore të kategorisë arë me sipërfaqe prej 3,133 m², e cila ndodhet në zonën kadastrale Surkish të Komunës së Podujevës.

Në anën tjetër, Faton Llugaliu ka një shtrirje më të gjerë të pronave, të cilat janë të regjistruara në tri komuna të ndryshme. Në Prishtinë, ai figuron si pronar i një banese me sipërfaqe prej 106 m², e ndodhur në rrugën “Fazli Gashi”, në zonën e Matiçanit.

Në Komunën e Graçanicës, përkatësisht në zonën kadastrale Uglar, ai zotëron po ashtu me hise të plotë një parcelë bujqësore. Ndërkaq, pasuria e tij zgjerohet edhe në Komunën e Podujevës, ku në zonën kadastrale Surkish ai shfaqet si bashkëpronar në tri parcela të ndryshme. Këto të fundit përfshijnë një parcelë bujqësore (kullosë) me sipërfaqe të plotë 3,232 m² ku Faton Llugaliu ka 1/2 e hises, një parcelë rezidenciale (tokë stambone) ku zotëron 1/3 e hises, si dhe një parcelë tjetër bujqësore në të cilën posedon një pjesë prej 1/2 të hises.

JU REKOMANDOJMË

Zemaj: Në LDK nuk ka vend për ata që kënaqen me vendin e dytë apo të tretë

Zemaj: Në LDK nuk ka vend për ata që kënaqen me vendin e dytë apo të tretë
20/07/2026 - 22:32

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Armend Zemaj, ka deklaruar se në këtë parti vendi i parë është synimi i vetëm dhe se nuk ka hapësirë për...

Më shumëDetails

Aksidenti në Istog, Spitali i Pejës tregon për gjendjen e pacientëve që po i trajton

Aksidenti në Istog, Spitali i Pejës tregon për gjendjen e pacientëve që po i trajton
20/07/2026 - 21:51

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Shushicë të Istogut. Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se katër të tjerë janë lënduar. Rreth...

Më shumëDetails

Policia jep detaje për aksidentin në Istog me 2 të vdekur e 3 të lënduar, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
20/07/2026 - 21:37

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin tragjik në Shushicë të Istogut. Dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në Spitalin...

Më shumëDetails

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales
20/07/2026 - 20:48

Veprimtari dhe njëri prej themeluesve të PDK-së,  Bardhyl Mahmuti ka dalë me një kërkesë publike sa i përket Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se PDK-ja duhet të mbështesë...

Më shumëDetails

Trump i vendos afat të ri Iranit: Deri nesër në orën 08:00 për marrëveshje, më pas “nuk do të ketë ura dhe stacione”

Trump i vendos afat të ri Iranit: Deri nesër në orën 08:00 për marrëveshje, më pas “nuk do të ketë ura dhe stacione”
20/07/2026 - 20:36

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ri ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani ka afat deri nesër në orën 08:00 për të arritur një...

Më shumëDetails

Harta ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë, KPM paralajmëron masa ndaj Tëvë1: Rasti po analizohet

Harta ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë, KPM paralajmëron masa ndaj Tëvë1: Rasti po analizohet
20/07/2026 - 20:32

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka nisur analizimin e rastit të transmetimit në Tëvë1, ku gjatë një emisioni është shfaqur një hartë në të cilën Kosova paraqitej...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Me zemër të thyer…”, familjarët e tri viktimave dalin me njoftim pas aksidentit tragjik

    “Me zemër të thyer…”, familjarët e tri viktimave dalin me njoftim pas aksidentit tragjik

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Gjenden të vdekur pasagjerët në veturën me targa gjermane afër kufirit me Kosovën

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Kryeprokurori i ri i Shtetit me paralajmërim për të gjithë prokurorët

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ministria e Bujqësisë anashkalon tri oferta më të lira, tenderin 7.1 milionë euro ia jep kompanisë së Rrustem Rrukollit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Aksidenti në Shkup, Ambasada e Kosovës angazhohet për kthimin e trupave të tre vushtriasve

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë