
Ujësjellësi rajonal “Mitrovica” mëngjesin e sotëm e ka ndërprerë furnizimin me ujë në Mitrovicë dhe Skenderaj, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Krejt kjo ka ardhur si pasojë e borgjeve që kjo kompani i ka KESCO, për shkak të mos pagimit të rrymës.
Lidhur me këtë çështje Veriu.info ka kontaktuar me Besim Imerin, Udhëheqës i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Ekonomisë, i cili tha se shumë shpejt do të zgjidhet ky problem.
“Jemi duke e marrë me këtë problem pasi nuk është një çështje e madhe më shumë është njëfarë keqkuptimi pasi nuk është një shumë e madhe” tha Imeri për Veriu.info.
Ndryshe kompania ‘Ujësjellësi” ka kërkuar nga konsumatorët që kanë borgje ndaj ujësjellësit që të kryejnë obligimet e tyre në mënyrë që të sigurohen mjete për pagimin e obligimeve ndaj furnitorit tonë të energjisë elektrike












