Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga opozita thonë se nuk duan braktisjen e Qeverisë, VV pohon se i ka 61 vota – Çka pritet nga seanca e sotme?

17/04/2025 - 08:01
në Kryesore, Lajme
A A
VV thotë se e ka shumicën në Kuvend, shoqëria civile thotë që jo
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot në ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Partitë e opozitës, LDK, PDK dhe AAK, kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të votojnë raportin e verifikimit të kuorumit.

Dje presidentja Vjosa Osmani në përgjigjjen institucionale ndaj letrës së djeshme konstituive për institucionet e reja të vendit, ka theksuar se deputetët duhet të themelojnë dhe jo të bllokojnë proceset.

Ajo iu ka referuar praktikës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përkatësisht në Aktgjykimin e saj në Rastin Nr. KO72120.

“Në të njëjtin Aktgjykim, Gjykata gjithashtu sqaron se: ‘asnjë normë kushtetuese nuk mund të interpretohet në atë mënyrë që të bllokojë themelimin dhe funksionimin efektiv të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv”, duke theksuar gjithashtu se qëllimi i Kushtetutës sonë është themelimi i shpejtë i institucioneve”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, miratimi i mundshëm i raportit të verifikimit të kuorumit dhe mandateve të 120 deputetëve të rinj të legjislaturës së 9-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do t’i hapte rrugë betimit të tyre dhe propozimit dhe zgjedhjes së kryetarit e nënkryetarëve të legjislaturës së 9-të.

Pas kësaj, do të shihet nëse partia fituese e zgjedhjeve ka numrat për ta krijuar qeverinë e re të vendit, përbërja e së cilës dhe numrat ende nuk dihen.

Ish-Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, e sheh pa një pa dy, se Albin Kurti “ka gënjyer Kuvendin e Kosovës” me çështjen e njoftimit të dorëheqjes, që nuk e ka dhënë: sepse s’ka akt formal dhe valid dorëheqjeje.

“Ky t’i kish pas numrat, në vend e kish kry këtë aktin e dorëheqjes. Absolutisht”, tha Ymeri në “Debat Plus”.

“E nëse e kryn nesër (me akt formal të dorëheqjes), i bjen që deri tash ka rrejt. Nëse jep nesër dorëheqje sepse i ka 61 vota dhe e kryn procedurën, a i bjen që ka rrejt deri sot?”, tha Ymeri.

Ish-anëtari i Vetëvendosjes dhe opinionisti Ylli Hoxha, dha lexim të kundërthënieve nga Albin Kurti këto më shumë se dy muaj, duke e përzgjatur pafund formimin e qeverisë: Pse? Sepse s’i ka numrat.

Ka mbet t’u kqyr prapa ‘A erdh Vetoni, a s’erdh Vetoni?’, ‘A erdh Duda, a s’erdh Duda?’
Hoxha tha se as Kurti vetë “nuk e di” a i ka nesër 61 vota për një shumicë të thjeshtë parlamentare në seancën konstitutive.

“Problemi nuk është këtu, apo e braktis apo jo? Problemi zmadhohet, sepse dy muaj pas zgjedhjeve njeri që është në Zyrë të Kryeministrit nuk e di a ka me qenë kryeministër ajo. Nuk e ka të qartë. Ai njeri nuk e din nesër kur të shkon në seancë nuk e di a i ka 61 numra a nuk i ka.

Mbet t’u kqyr përmbrapa, ‘A erdh Vetoni?’, ‘A erdh Duda?’, a qe dy muaj na thotë i kam numrat. Qe do muaj thotë ‘jah more, me partitë e stërvjetëruara nuk flas’. As me NISMA-n thotë nuk flas. Vjen Ministrja e Drejtësisë thotë ‘nuk kemi diskutuar fare me Nisma’”, tha ai.

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, tha në “Kanal 10” se i kanë siguruar 61 vota për të votuar nesër edhe Kryetarin e Kuvendit.

“Mendoj që nesër do ta zgjedhim kryeparlamentarin dhe për këtë i kemi siguruar numrat, thash jemi në proces të krijimit të numrave, ju e keni parë, Nisma ka votuar pro atë ditë”, ka thënë Rexhaj.

“Situata është e pastër, duhet të japin dorëheqje…kjo këtu është fare-fare e thjeshtë, kushdo që e lexon e kupton”.

Kështu u shpreh një nga juristët që ka ekspozuar në veçanti shkeljet kushtetuese të Vetëvendosjes, Përparim Gruda, i i cili ishte përfaqësues i partisë së vet në Komisionin Verifikues të mandateve, kur po shqyrtonin raportin.

“Kjo (letër) nuk është (dorëheqje)”, tha Gruda të ketë thënë në atë mbledhje, dhe se rrjedhimisht si jurist s’mund ta votonte diçka që është edhe antikushtetuese.

Gruda vazhdoi të lexojë Nenin 26 që ka shkruar Vetëvendosja dhe miratuar si Ligj për Qeverinë: “Këtu është krejt e qartë…e ka cilësorin ‘Në Detyrë’, ‘Qeveri në detyrë’, këtë s’ke nevojë as ta interpretosh. Çka t’i shtosh, është veç arbitraritet”.

“Teksti është i mjaftueshëm me shpjegu krejt situatën”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmai, rikujtoi rregullin ligjor të Kuvendi të Kosovës, dhe se jo më larg se 48 orë që nga ndërprerja e seancës, ajo duhet thirrur sërish.

Lidhja Demokratike e Kosovës i parapriu përgjigjes së Vjosa Osmanit, duke njoftuar se ata veçse do të jenë në seancën që përcaktohet jo më larg se 48 orë.

Do të kërkojnë “dorëheqjen” sërish, ritheksoi LDK-ja.

Hykmete Bajrami, Nënkryetare e LDK-së, i replikoi deputetit Murati (që pretendon të mbajë ende postin e ministrit) se ligji – që kanë shkruar vetë – i kërkon që si specifikisht “ministër në detyrë” duhet të japë dorëheqke

“S’po kërkojmë ne, me e braktisë Qeverinë, (nëse po e cilëson dorëheqjën si braktisje), por po ta kërkon Ligji që vet e keni shkru, vetë e keni aprovu, e që është në fuqi nga viti 2022. Neni 26 i këtij Ligji po thotë si ministër në detyrë duhesh me dhanë dorëheqje”, shkroi ajo.

“Pra pranoni që jeni të paaftë me shkru ligje, jeni shkelës të Kushtetutës e të ligjeve, madje edhe të atyre që vetë i keni shkru dhe aprovu”, shtoi Bajrami.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shtoi se nesër sërish do të kërkojnë dorëheqjen “gjithë atyre që me zor duan t’i mbajnë dy poste përjashtuese në të njëjtën kohë”.

“LDK do të vazhdojë të sillet në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës dhe sëkëndejmi të vet Republikës. Këtë punë kanë deputetët e vendit”, tha Abdixhiku.

JU REKOMANDOJMË

U aktivizua edhe Prokuroria: KEDS nis ndërrimin e njehsorëve pas raportimit të Nacionales

U aktivizua edhe Prokuroria: KEDS nis ndërrimin e njehsorëve pas raportimit të Nacionales
04/04/2026 - 15:15

Ehat Miftaraj ka bërë me dije se në objektin ku ai banon, ekipe të KEDS-it kanë nisur sot me ndërrimin e njehsorve që masin energjinë elektrike. Në një...

Më shumëDetails

MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër
04/04/2026 - 15:04

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar të shtunën se ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e masës mbrojtëse për produktet e naftës, me qëllim...

Më shumëDetails

Dyshimet për dallavere me bonus koeficient – Pushteti i Lushtakut i bie ‘pishman’ vendimit të vet, i bllokon qasjen në leje ndërtimore portalit Veriu.info

Dyshimet për dallavere me bonus koeficient – Pushteti i Lushtakut i bie ‘pishman’ vendimit të vet, i bllokon qasjen në leje ndërtimore portalit Veriu.info
04/04/2026 - 14:54

Në vitet e fundit në Skenderajt ndërtimi i objekteve banesore është bërë me një hov të madh. Në redaksinë e Veriu.info muajve të fundit kanë arritur shumë ankesa...

Më shumëDetails

“E merr ana”, qytetarët ankohen për rrezik nga autobusi i kompanisë “Shpejtimi” (Video)

“E merr ana”, qytetarët ankohen për rrezik nga autobusi i kompanisë “Shpejtimi” (Video)
04/04/2026 - 14:45

Një qytetar ka ngritur një shqetësim lidhur me një mjet që po qarkullon në Rrugën e Kombit, në zonën e Milotit, duke theksuar se situata mund të përbëjë...

Më shumëDetails

Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hapet së shpejti

Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hapet së shpejti
04/04/2026 - 14:19

Raporti më i fundit të CIA-s Amerikane paralajmëron se Irani nuk pritet që të lejojë një hapje të shpejtë në Ngushticës së Hormuzit duke e përdorur kështu kontrollin...

Më shumëDetails

Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët

Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
04/04/2026 - 14:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ditën kur përfundon mandatin e saj, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale ka ndarë një mesazh falënderimi me qytetarët....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Axha i Korab Bajgorës dyshohet se ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit, ishte i infiltruar në spiunazhet serbe

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë