Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Nga përplasjet deri tek arrestimi i aktivistëve, krejt çfarë ndodhi sot në protestën e PSD-së

14/02/2022 - 17:52
në Kryesore, Lajme
A A
PSD-ja hyn në ZRRE, përplasen verbalisht me kryesuesin e bordit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për të kundërshtuar ngritjen e tarifave të energjisë elektrike dhe për të kërkuar publikimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRrE), Partia Socialdemokrate (PSD) ka protestuar përreth katër orë sot në zyrat e këtij institucioni.

Pas ndërhyrjes së Policisë, janë arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarët Frashër Krasniqi, Natyra Kuqi, Nol Nushi dhe të tjerë.

Fillimisht PSD-ja kishte ndërmarrë fillimisht një aksion simbolik në zyrat e ZRrE-së, kështu duke pamundësuar punën e zyrtarëve të këtij institucioni, duke ndalur rrymën dhe mbyllur disa zyra me çelës.

Për këtë pati një përplasje mes kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj dhe një zyrtari të IT-së në ZRrE.

Molliqaj përplaset me një zyrtar të IT të ZRrE-së

Zyrtari: Ju lutemi jeni duke na bërë dëm, krejt sistemin e keni ndalë. E prishë sistemin, e korrupton sistemin.

Molliqaj: Ky sistem është i korruptuar.

Zyrtari: Dardan, je ka bën dëm, se unë jam zyrtar. A din çka donë me thënë me i ndalë disa serverë? Një server kushton deri 20 mijë euro.

Kur u ndal rryma ka ndërhyrë edhe kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, i cili tha se brenda 30 ditësh do ta publikojnë vendimin me tarifat e reja, dhe siç tha ai, s’po fshehin asgjë me këtë.

“Vendimi është procedurë ligjore, edhe me dashur unë nuk mundem, pasi që Zyra ligjore e drafton, e finalizon dhe e publikon. Është njësoj sikur në gjykata. Ligji thotë që brenda 30 dite publikohet për secilin akt, nuk është vetëm për tarifa. Për secilin obligim që ka bordi i ZRrE-së thotë që brenda 30 dite publikohen. Edhe në këtë rast, për këtë vendim, seanca ka qenë publike. Pra, po besoj që brenda 30 dite e drafatojmë edhe dërgojmë, merrni edhe raportin. Këtë herë kemi pasur mjaft komente, besoj që besueshmëria është rritë tek ZRrE-ja… Nuk mundemi ne sot në këtë mënyrë qysh keni ardhur, edhe me ju dhënë përgjigje për secilën çështje që ju e keni. Ne as nuk jemi duke fshehur e as duke u munduar me i ikë përgjegjësisë. Vetëm po kërkojmë sipas procedurave me u sjellë edhe ju, edhe ne”, theksoi Fejzullahu.

Përveç kërkesës për publikimin e vendimit, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahut, pasi sipas tij ky i fundit ka gënjyer kur ka thënë se rritje të çmimit të rrymës s’ka edhe për kategorinë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë.

Pos kësaj Molliqaj ka pyetur Fejzullahun edhe për fitimin e KEDS-KESCO nga tarifat e reja, por nuk mori përgjigje nga ai.

“Këto i di krejt çka theksove. Po të tregoj që s’the asgjë çka kërkova unë. Asnjë vendim nuk është i plotfuqishëm derisa nuk publikohet në faqen zyrtare. Kjo vlen edhe për gjykatat, për me marr formë të prerë një vendim merr muaj, por pa u publikuar vendimi nuk është i formës së prerë… Kjo, është një. E dyta, pyetja është e thjeshtë, ti kishe shkuar në media dhe ta kanë bërë pyetjen, sa është subvencionimi i Qeverisë deri në 800 kilovat. Ti ishe përgjigjur se nuk mundem me treguar këtë se s’e dimë a? Sa është rritja? Pyetja e dytë, pse ti për të njëjtat kompetenca si drejtor vendos me thënë që s’ka rritje deri në 800 kilovat dhe mbi 800 rritja për faturën e konsumatorit është prej 6 në 12.5 centë. Pse po na tregon një pjesë e s’po na tregon për krejt.

Fakti që ti si drejtor del në media dhe flet për pjesë të caktuara, e nuk flet për pjesë të caktuara, kjo tregon që je duke manipuluar. Edhe unë po them, ti ke gënjyer publikisht në momentin që ke deklaruar para mediave që s’ka rritje të çmimit deri në 800 kilovat, ke mundur me thënë që s’ka rritje të faturës, sepse e paguan shteti, ama çmimi është rritë. Pyetja jonë është sa është rritë? Po ashtu sa është fitimi i (KEDS-KESCO)”, theksoi Molliqaj.

Ndonëse, aktivistët e PSD-së ‘pushtuan’ zyrat e ZRrE-së dhe u ushqyen në korridoret e këtij institucioni, nuk janë penguar nga Policia e Kosovës, derisa kryetarit të Bordit, Ymer Fejzullahut iu pamundësua që të futet edhe në zyrën e tij.

Pas kërkesës së Policisë që të tërhiqen aktivistët nga këto zyra dhe mosbindjes ndaj urdhrave, organet e rendit ndërhynë duke arrestuar kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn, anëtarët Frashër Krasniqi, Natyra Kuqi dhe të tjerë.

Gjatë ditës, ka reaguar ZRrE me anë të një komunikate, ku theksohet se me metoda të dhunshme dhe në mënyrë të paprecedentë, anëtarë të partisë politike PSD kanë hyrë sot në hapësirat e punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke i pamundësuar punën stafit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë