Veriu.info ka raportuar sot për rastin e gjuajtjeve me armë zjarri dy herë brenda ditës në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.
Këtë rast e ka konfirmuar për Veriu.info edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se policia momentalisht gjenden në vendin e ngjarjes duke zhvilluar veprimet e nevojshme hetimore.
Zëdhënësi Zahiti ka treguar se policia ka gjetur në vendngjarje disa gëzhoja, të cilat dyshohen se janë të gjuajtjeve të kryera aty.
Veriu.info mëson se deri më tash nuk ka persona të arrestuar për dy rastet e gjuajtjeve me armë zjarri në të njëjtën rrugë.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se dy sulmet me armë zjarri janë të ndërlidhura mes veti.













