Ministri Ejup Maqedonci, ka prezantuar historinë e Drit Sanajt, një të riu nga Kosova që po ndjek studimet master në Universitetin Teknik të Mynihut në Gjermani dhe që ka qenë i angazhuar edhe në projekte të kompanisë së njohur BMW.
Sipas Maqedoncit, Sanaj, së bashku me tre studentë të tjerë shqiptarë nga Kosova, ka ndërtuar një dron vrojtues, të cilin e kanë prezantuar në garën ndërkombëtare “European Defense Tech Hackathon”, që po mbahet për herë të parë në Kosovë.
Për të marrë pjesë në këtë garë, i riu ka marrë disa ditë pushim nga angazhimet e tij në Gjermani dhe është kthyer në Kosovë.
Ministri ka vlerësuar se Kosova ka të rinj me talent të jashtëzakonshëm, brenda dhe jashtë vendit, duke theksuar se institucionet duhet të krijojnë mundësi që dija dhe aftësitë e tyre të shndërrohen në zhvillim për Kosovën.














