Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?

02/04/2026 - 13:39
në Lajme
A A
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Debati disaditor se në Kosovë ka njehsorë elektrikë me orë tarifore të pasakta u kurorëzua më 1 prill, me tërheqjen e disa sosh prej funksionit nga një komision i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI).

Komisioni doli në terren pasi partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe media lokale Nacionale, publikuan gjetjet e hulumtimeve të tyre – rreth 2 mijë mostra në total – për mospërputhjet mes orës në njehsorët e rrymës me orën lokale.

Sipas autoriteteve, standardi i lejuar për pasaktësi është +/- 0.5 sekonda në ditë, varësisht prej temperaturës dhe kohëzgjatjes së njehsorit, ndërsa ka qytetarë që pretendojnë se pasaktësia shkon në disa orë.

Pse koha e saktë ka rëndësi?

Sepse çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është ndryshe-ndryshe, varësisht se kur shpenzohet.

Ekziston tarifa e lartë gjatë ditës, dhe tarifa e ulët gjatë natës. Kjo e fundit, në dimër aplikohet në periudhën kohore 22:00 – 07:00, ndërsa verës gjatë orëve 23:00 – 08:00.

Sipas tarifave aktuale, konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë (kWh) paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa 15.43 centë nëse e tejkalojnë këtë prag.

Gjatë tarifës së ulët, konsumatorët e paguajnë 3.88 centë kilovatin, ndërsa 7.28 centë nëse e tejkalojnë shifrën prej 800 kilovatësh.

LDK-ja pretendon se qytetarët janë dëmtuar nga “një skemë e madhe mashtrimi”, meqë ata mund të kenë besuar se e kanë shpenzuar energjinë në orët kur zbatohet tarifa e ulët, por me dallimet në kohë ata kanë shpenzuar shumë më tepër.

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) tha në një konferencë për media, më 1 prill, se mospërputhjet janë çështje teknike dhe nuk përfaqësojnë manipulim. Sipas kompanisë, nëse kalimi në tarifë është bërë me disa minuta vonesë, atëherë edhe ka përfunduar më vonë – por, në rast të identifikimit të pasaktësive jashtë normave të lejuara, “qytetarët do të kompensohen deri në centin e fundit”.

“KEDS dhe KESCO [Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike] nuk mund të përfitojnë financiarisht nga kjo situatë. Një gjë të tillë nuk e lejon as korniza rregullative, e cila vendoset në bazë të parimit të të hyrave të lejuara maksimale”, thanë mes tjerash zyrtarë të kompanisë.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) – e cila mbikëqyr KEDS-in dhe KESCO-n – është zotuar se do të marrë masa në rast të konstatimit të gabimeve në funksionimin e njehsorëve elektrikë, dhe ka rikujtuar se përgjegjës për kalibrimin e njehsorëve është Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, e cila funksionon në kuadër të MINTI-t.

Pse po ndërrohen njehsorët?

Një tjetër aspekt shumë i diskutuar në ditët e fundit ka të bëjë me ndërrimin e njehsorëve. Për KEDS-in, kjo procedurë është krejt normale dhe parashihet me rregulloret e punës.

“U kemi dhënë përparësi njehsorëve me vjetërsi më të lartë. Kemi një sasi të vogël të njehsorëve mekanikë”, tha Flamur Kurtaj nga KEDS-i, duke përmendur se bëhet fjalë për pothuajse 10 për qind të njehsorëve të tillë në total, pasi rreth 70 për qind e njehsorëve janë digjitalë dhe 20 për qind janë inteligjentë – ku pasaktësitë në kohë janë të pamundshme.

Kompania bëri të ditur se vetëm gjatë vitit të kaluar janë instaluar 130 mijë njehsorë të rinj digjitalë në gjithë Kosovën.

Por, Burim Ejupi nga Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP i tha Radios Evropa e Lirë se beson që ky veprim vetëm sa i rrit dyshimet që njehsorët nuk kanë qenë të saktë.

“Fakti që këto ndryshime kanë nisur të bëhen në këtë moment tregon se kompania po tenton të fshehë gjurmë”.

LDK-ja paralajmëroi që dosjen me mbi 500 dëshmi të qytetarëve për pasaktësitë në orët tarifore në njehsorë do ta dërgojë në Prokurori.

“Ne i thërrasim organet kompetente që t’i hetojnë, edhe KEDS-in edhe Ministrinë, sepse këtu kemi të bëjmë me një skandal super serioz dhe super të madh. Nuk munden as KEDS-i dhe as Ministria të dalin dhe t’i tërheqin këta njehsorë, të pretendojnë që rastet janë të izoluara, pa pasur një hetim të plotë nga të gjitha organet e hetuesisë”.

Gjithë këto diskutime bëhen pak kohë pas ankesave të qytetarëve për reduktime të rrymës.

Ndonëse është vend që fle në thëngjill, Kosova prodhon pjesën më të madhe të energjisë përmes dy termocentraleve të vjetra prej disa dekadash – Kosova A dhe Kosova B. Marrëveshjet për ndërtim të një termocentrali të ri kanë dështuar vite më parë.

Kjo situatë e bën të pashmangshme blerjen e rrymës në vlera milionëshe në baza vjetore. Diçka e tillë reflektohet më pas në përcaktimin e tarifave vjetore të rrymës nga ana e ZRRE-së.

Ky institucion shpall tarifat prej 1 prillit, të cilat vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues, mirëpo këtë vit vendimi është shtyrë për 1 maj.

Disa operatorë energjetikë kanë kërkuar rritje të tarifave prej 20 për qind, por asgjë nuk është përcaktuar ende.

JU REKOMANDOJMË

Time Kadrijaj tregon një nga rastet më të vështira si mjeke e UÇK-së

Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese
21/10/2026 - 19:11

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka ndarë një rrëfim nga koha kur shërbente si mjeke në vijën e parë të frontit gjatë luftës në Kosovë. E ftuar në...

Më shumëDetails

Pas shumë orësh qetësi, nisin tensionet e para, hidhen molotovë drejt kryeministrisë, protestuesit vendosin në flakë një karrige

Pas shumë orësh qetësi, nisin tensionet e para, hidhen molotovë drejt kryeministrisë, protestuesit vendosin në flakë një karrige
21/10/2026 - 18:51

Pas një dite të gjatë në qetësi, duket se kanë nisur tensionet e para përpara Kryeministrisë. Në drejtim të godinës është hedhur një kapsollë dhe më pas nisën...

Më shumëDetails

Arrestohet personi që prezantohej si punonjës i AKI, kërkonte para për punësime në këtë agjenci, Policia jep detaje

Arrestohen dy serbë në Zubin Potok për krime lufte, dyshohen se morën pjesë në vrasjen e 23 civilëve shqiptarë
21/10/2026 - 18:36

Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për mashtrim, i cili dyshohet se ishte prezantuar rrejshëm si punonjës i AKI’së. Në njoftim shtohet...

Më shumëDetails

Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

Azemi: Shumë punëtorë nuk i kanë marrë ende 100 eurot
21/10/2026 - 18:20

Skema e shtesave për fëmijë kishte 374,652 përfitues në shtator, me pagesa prej mbi 13.5 milionë eurosh. Ndërkaq, për pensionet bazike të moshës u shpenzuan mbi 27.6 milionë...

Më shumëDetails

Përparim Rama s’e fsheh që synon ta udhëheq LDK’në, nga partia i çojnë mesazh se një herë duhet hapur gara

Përparim Rama s’e fsheh që synon ta udhëheq LDK’në, nga partia i çojnë mesazh se një herë duhet hapur gara
21/10/2026 - 18:09

Brenda një periudhe prej rreth gjashtë vitesh, raporti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka rrëshqitur nga...

Më shumëDetails

Presidentja pret në zyrë delegacionin nga Lugina, Ardita Sinani: Bëri thirrje që të mbështetet Koalicioni Shqiptar të dielën

Presidentja pret në zyrë delegacionin nga Lugina, Ardita Sinani: Bëri thirrje që të mbështetet Koalicioni Shqiptar të dielën
21/10/2026 - 17:41

Një delegacion i Luginës së Preshevës, sot është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula. Kështu ka bërë të ditur Ardita Sinani, e cila ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gani Geci përfundon në spitalin e Pejës, ja arsyeja!

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Trump: Kievi do të binte për një ditë, po të mos ishte për një gjeneral ‘idiot’ rus

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë