Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga surpriza me torte për ditëlindje e deri tek kontratat, Xhafer Gashi e shpërblen sërish me tender ‘dostin’ e tij

12/08/2025 - 20:12
në Kryesore, Lajme
A A
Nga surpriza me torte për ditëlindje e deri tek kontratat, Xhafer Gashi e shpërblen sërish me tender ‘dostin’ e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Obiliqit ka dhënë një tender për “Shërbimet e byfes për Komunën e Obiliqit”. Kjo kontratë është fituar nga kompania D.P.H. “In – Goj”, pronar i së cilës është Kushtrim Sallova. Ky i fundit ka lidhje të afërta shoqërore me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Gashi.

Më 07.08.2025, Komuna e Obiliqit njoftoi se kishte lidhur kontratë me D.P.H. “In – Goj” për tenderin me titull “Shërbimet e byfes për Komunën e Obiliqit”.

Sipas dokumentit të publikuar në platformën e-prokurimi, vlera e kontratës është 9,755.40 euro.

Në dosje jepen edhe detaje se çka përfshin kjo kontratë, shkruan Insajderi.

Aty janë kërkuar kafe, lëngje, qaj, ujë dhe pije të tjera.

Si Kushtrim Sallova përfitoi vazhdimisht nga Komuna e Obiliqit?

Kjo nuk është hera e parë që kompania D.P.H. “In – Goj” përfiton tenderë nga Komuna e Obiliqit.

Në shkurt të këtij viti, e njëjta kompani kishte fituar një kontratë tjetër me vlerë 9,156.30 euro, po ashtu për “Shërbimet e byfes”.

Edhe gjatë vitit të kaluar, kompania në pronësi të Sallovës kishte përfituar kontratë nga Komuna e udhëhequr nga Xhafer Gashi.

Kush fshihet prapa biznesit D.P.H. “In – Goj.

Ligjërisht, D.P.H. “In – Goj” është regjistruar me emrin “Kushtrim Sallova B.I.”.

Pronar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve figuron pikërisht Kushtrim Sallova, ndërsa “D.P.H. In – Goj” është vetëm emri tregtar i biznesit.

Miqësia e Kushtrim Sallovës dhe Xhafer Gashit

Lidhja e ngushtë mes kryetarit të komunës, Xhafer Gashi, dhe pronarit të biznesit që përfitoi kontratën publike, Kushtrim Sallova, nuk është e panjohur.

Kushtrim Sallova është një militantë i flaktë i kryetarit Xhafer Gashi.

Profilin e tij në “Facebook” e ka të mbushur me postime që i dedikohen Gashit.

Surpriza me torte

Shoqëria e e Xhafer Gashit dhe Kushtrim Sallovës, u ‘vulos’ në vitin 2019.

Kryetari atëkohë e kishte surprizuar me torte biznesmenin që tash po fiton tendere.

“Faleminderit, kryetarit dhe ekzekutivit për surpizën e ditëlindjes sime”, kishte shkruar Sallova.

Madje, një person i kishte komentuar atij në këtë postim duke shkruar: “Urime z.Sallova me gezime! Tkom than që mos ju qkoq gashve se nuk ndahesh keq :D”.

JU REKOMANDOJMË

Osmani mbështet Abdixhikun: LDK heq dorë nga pushteti për të shmangur zgjedhjet e reja

Osmani për gratë në pozitat udhëheqëse: Në shtetet ku ka përfaqësim me të lartë gjinor, ka rënie të korrupsionit
13/08/2026 - 18:20

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbështetur qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas njoftimit se kjo parti tërhiqet nga kërkesat për pozita shtetërore dhe pjesëmarrje në...

Më shumëDetails

“Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina
13/08/2026 - 17:46

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se javën e ardhshme do të formohet një grup ekspertësh që do të merret me çështjen e ndërtimit të një hidrocentrali pranë...

Më shumëDetails

Abdixhiku i thotë “jo” Kurtit: LDK heq dorë nga presidenti dhe çdo post në qeveri, mbetet në opozitë

Abdixhiku në dyvjetorin e Banjskës: Afrim Bunjaku dëshmoi se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale
13/08/2026 - 17:40

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar se partia e tij ka vendosur të tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje...

Më shumëDetails

16 shtatori në Hagë, interesim rekord për aktgjykimin ndaj katërshes së UÇK-së

BBC raporton mbi gjykimet në Speciale: Pse po gjykohen udhëheqësit e UÇK-së
13/08/2026 - 17:32

Interesimi për të ndjekur nga afër seancën e 16 shtatorit në Hagë, ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka...

Më shumëDetails

Kurti ia hedh valles në një dasmë, këngëtari ia thur nja dy vargje: “Ani moj Serbi kufirin ta këputi se mu më thonë Albin Kurti”

Kurti ia hedh valles në një dasmë, këngëtari ia thur nja dy vargje: “Ani moj Serbi kufirin ta këputi se mu më thonë Albin Kurti”
13/08/2026 - 17:13

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu bashkua një dasme të një çifti ku s’u kursye edhe në vallëzim. Derisa Kurti vallëzonte, këngëtari i dasmës u kujdes që t’ia...

Më shumëDetails

E shantazhoi një grua me foto për mbi një vit, ia mori 50 mijë euro – Arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren, detaje

Sulmi në Skenderaj, aktivizohen Policia dhe Prokuroria
13/08/2026 - 16:56

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka njoftuar për arrestimin e një personi, S.Q, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Shantazh’’, dhe, ‘’Ngacmim’’. Në komunikatë bëhet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Ahmeti: E kam ruajtur tepër paranë publike, e kam shkatërruar vetën dhe familjen time

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë